SOCIALE

Fjolla Morina harron Fisnik Sylën, në krahët e një partneri të ri. Flet për herë të parë pas krizës në videon e famshme

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 09:43

Fjolla Morina harron Fisnik Sylën, në krahët e një partneri

KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina ka nisur një etapë të re në jetën e saj. Ajo ka lënë pas sulmet ndaj ish-partnerit, duke pohuar në një intervistë të fundit për "Prive" se tashmë i ka hedhur pas krahëve të gjitha çfarë kanë kaluar. Fjolla Morina, ka folur për herë të parë pas krizës së saj të shumëpërfolur. Pak javë më parë, ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video ku ndodhej në gjendje të rënduar emocionale, duke thënë se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht kur e realizoi atë video.


“Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë. Normalisht është pak edhe prej gabimit tem, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

Këngëtarja zbuloi ndër të tjera se një deklaratë e saj në videon në fjalë është nxjerrë nga konteksti, dhe është bërë të besohet se ajo nuk i ka raportet e mira me familjarët.

“Unë kam thënë nëse qoftë edhe nëna ime, vëllau, motra, shoqja apo kushdo që është, ka bërë diçka gabim ndaj meje, duhet dënuar. Jo që unë me familjen kam diçka problem, tamam puna”, theksoi Fjolla.

Ajo foli ndër të tjera edhe për protestën e dështuar, pasi sipas saj, miqtë e saj kishin kërkuar që të rinte në heshtje.

“Jo nuk kam dalë në protestë sepse kam qenë shumë e tensionuar, dhe arsyeja pse nuk dola ishin disa miq, të cilët mu lutën. Sepse unë po të kisha dalë, do kisha dalë me kamer prej fillimit deri në fund të sheshit edhe do i kisha ftuar të gjitha gratë dhe do kishin dalë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka pohuar se ka gjetur një të dashur të ri dhe është shumë e lumtur tashmë në krahët e tij. 

Në muajin mars, artistja kërkonte drejtësi nga institucionet për veten dhe për fëmijën e saj. Ajo përmedi historinë e arrestimit të saj dhe eksperiencën në burg, duke shtuar emra personash të cilët sipas saj, i kanë bërë keq dhe kanë dashur ta helmojnë atë dhe të bijen. Ajo ka ndarë gjithashtu mesazhe private me Fisnik Sylën dhe persona të tjerë.

“Përshëndetje. Desha t’ju tregoj diçka që ka ndodhur në jetën time. Jam shumë femër e fortë. Nuk ka ma e fortë se kur përballesh me plehra, legenë, me femra që shiten për para dhe me drogë. Ka 3 vite që kam hequr dorë nga kjo situatë, nuk kam rrëfyer asnjëherë as nëpër televizione.

Kam vendosur ta them në live se askujt nuk i besohet. Janë të gjithë njerëzit e shitur, a e di pse janë se droga i blen të gjitha, por jo mua. Nënën e një fëmijës. Do të ju tregoj diçka të vërtetë dhe shumë reale që nuk e kam thënë në jetën time. E kam mbajtur gjithmonë, se kam menduar se do të mbarojë do të kalojë kjo procedurë, por nuk po mbaron.

Arsyen dua t’jua tregoj. Alltia (arma) në Kukës kur më është gjetur nuk është e imja, ka qenë e Fisnik Sylës. Ka pasur një muaj ditë kur është njoftuar me mua. As një muaj kur më është lutur natën të udhëtojmë, kemi udhëtuar e ka futur në çantën time alltinë. Interesat e caktuara me personat në Shqipëri e kanë bërë këtë grackë. Alayah është bërë me një person që nuk ka dashur që të lind Alayah. Nuk është vetëm një person, ka shumë persona që Fjolla Morinës i kanë bërë shumë keq në karrierë. Karriera nuk vlen, fëmija për mua vlen. Lidhjet e dështuara që kanë ardhur në jetën time për shkatërrimin.

Para shumë viteve kam qenë dëshmitare e Enver Sekiraçës ku pesë persona të policisë kanë vënë bomba te lokali i Enver Sekiraçës. Ata pesë persona më kanë marrë më kanë dërguar në mal. Rasti është në Eulex. Dua të ju tregoj çfarë ka heq Fjolla prej këtyre hienave, shumë e keni gjykuar paragjykuar. Kam qenë e kërcënuar derisa edhe burgun kur e kam bërë midis Lipjanit më kanë vënë helm. Kam qenë duke vdekur. Hera e fundit kur ka ndodhur helmi tash më ka vënë ky Ildi Qamo është diku në burg në Itali dhe ka ikur para tre muajve. Ky person është i lidhur me persona që kanë të bëjnë me komandantë në burg pesë veta, janë bërë bashkë. Kanë dashur të ma qesin fëmijën nga sistemi. Kam qenë tre muaj në lidhje me të, më ka vënë helm dhe ka dashur që të vdes. Thjesht dua të mbroj fëmijën tim, punën time, jo karrierën. Por fëmija im është më i rëndësishëm se gjithçka.

Ky njeriu gjendet në burg, tre muaj ditë kam qenë as e vdekur as e gjallë. Është shumë i rrezikshëm. Kjo quhet vrasje në heshtje. Një kur më kanë ndodhur brenda në burg kur ma kanë vënë helmin e dyta herë këtu. Njerëzit duhet ta dini që e vërteta dhe realiteti duhet të dalin. Një duhet të kapet Fisnik Syla dhe të tjerët me radhë. Fëmija im nuk mund t’i tejkaloj se mbetet me trauma. Veç shpirti im e di çfarë kam hequr. Këta e kanë dashur shkatërrimin tim, jetës time. Këtu nuk ka shtet, këtu janë njerëzit të gjithë të blerë. Këta njerëz duhet të marrin dënimin e merituar. Duhet të më ndihmoni, një nënë të fëmijëve. Të marrin vesh e gjithë popullata çfarë kanë bërë me mua. Nesër protestë në shesh bashkë me fëmijën tim do të jem”, tha ajo. /Dosja.al 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?