Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të papërballueshme E rëndë në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan Goditet organizata kriminale “Barış Boyun”, arrestohet në Azerbajxhan një nga drejtuesit e saj, me 48 urdhë... Jep dorëheqjen nga detyra, kreu i IKMT-së, Afrim Qendro Lëviznin me taksi të armatosur, arrestohen dy të rinj! Kundërshtuan dhunshëm efektivët Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet e policisë I shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari malazez në Shkodë... Maratona e Tiranës ndryshon qarkullimin të dielën, ja rrugët e bllokuara dhe linjat urbane që devijohen AL JAZEERA: NATO nuk do mbajë samit në Shqipëri, ndërsa Rama po përballet me kritika dhe protesta Kush është “Napoleoni” shqiptar? Bosi i kokainës që sfidon “Ndranghetën” dhe streha e tij në Dubai?!... E transferoi në burgun e Fierit/ Veliaj kallëzon drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo për ... Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ...
POLITIKE

Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të papërballueshme

Projektligji për strehimin social të përballueshëm është shoqëruar me debate në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

P
Piranjat13 November 2026, 13:12 · 4 min lexim
Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin:

Projektligji për strehimin social të përballueshëm është shoqëruar me debate në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Deputetët e opozitës, Klodiana Capja dhe Redi Muçi, kundërshtuan nismën e qeverisë, duke e cilësuar propagandë dhe duke ngritur shqetësimin për çmimet e larta të banesave, të cilat e kanë bërë të papërballueshme blerjen e një apartamenti për të rinjtë dhe familjet me të ardhura mesatare.

Gjatë raportimit të ministres Delina Ibrahimaj, deputetja Capja deklaroi se qeveria është kujtuar për politikat sociale në prag të vitit elektoral, ndërsa kritikoi zbatimin e programeve të mëparshme të strehimit.

“Në prag të vitit elektoral qeveria kujtohet për politika sociale. Çdo i ri në shesh që proteston nuk ka asnjë mundësi të blejë një banesë. E gjithë kjo më duket se është në kuadër të propagandës”, u shpreh Capja.

Ajo ngriti gjithashtu akuza për shpërndarjen e banesave sociale, duke pretenduar se në qarkun e Elbasanit kanë përfituar militantë dhe eksponentë të Partisë Socialiste. Capja kërkoi që masat e parashikuara në projektligj të zbatohen në praktikë dhe të mos mbeten vetëm në letër.

Edhe deputeti Redi Muçi e cilësoi strehimin një nga problemet më të mëdha të vendit. Sipas tij, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur tri herë më shumë se pagat.

“Raporti i rritjes së pagave me çmimin e apartamenteve në Tiranë është 1 me 3. Vetë sektori i ndërtimit po shkon drejt një flluske ekonomike që do të plasë, e cila mbahet në këmbë falë parave që vijnë nga pastrimi i parave të drogës. Këtë e vërtetojnë dosjet e SPAK-ut”, deklaroi Muçi.

Ai e cilësoi diskutimin në komision si propagandë për një problem që prek veçanërisht shtresën e mesme dhe bëri të ditur se amendamentet e tij do t’i paraqesë në seancë plenare.

Prania e dy deputetëve të opozitës u komentua edhe nga kryetarja e komisionit, Anila Denaj, e cila i pyeti nëse kishin amendamente për të paraqitur. Capja shpjegoi se kishte marrë pjesë në mbledhje, pavarësisht bojkotit të kolegëve të saj, për të përcjellë shqetësimet e qytetarëve dhe studentëve protestues, për të cilët blerja apo marrja me qira e një banese në Tiranë është bërë e papërballueshme.

Ajo tha se amendamentet do t’i përgatiste gjatë vijimit të shqyrtimit të projektligjit, ndërsa Denaj theksoi se ato duhej të diskutoheshin nen për nen në komisionin përgjegjës.

Nga ana tjetër, ministrja Ibrahimaj mbrojti nismën, duke theksuar se synimi është përshtatja e politikave të strehimit me rritjen e çmimeve dhe nevojat e qytetarëve.

“Nuk dëgjova asnjë propozim. Propozimet nuk vijnë si pasojë e dështimit. Qëllimi është të fusim instrumente të reja, jo të hedhim poshtë një projektligj të suksesshëm”, u shpreh Ibrahimaj.

Projektligji parashikon zgjerimin e instrumenteve të mbështetjes për strehimin, përfshirë kreditë me interes zero, kompensimin e qirasë dhe transformimin e Entit Kombëtar të Banesave në shoqëri aksionare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.