Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim ... Skandali që rrëzoi perandorin e Nvidia-s/ Bloomberg zbulon orët e fundit të Jensen Huang para dorëheqjes: N... Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë nga shembja e gurëve Pas denoncimit në Piranjat News, Bashkia e Lezhës ndërhyn te rruga e spitalit, pastrohet e gjithë zona! Zelensky paralajmëron shkëmbimin më të madh të të burgosurve me Rusinë: Negociatat po japin rezultate konkr... Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë Zidane: Bravo Italia, ne paguam gabimet në mbrojtje! Pak para, pa punë, korrupsion kudo/ Gazeta gjermane: Çdo ditë të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës Tirana “po mbytet” në beton, gjelbërimi mbetet në hije Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA I dënuar në Itali për përdhu*im, arrestohet 64-vjeçari Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake
POLITIKE

Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të zhvillohet me transparencë dhe respektim të ligjit

P
Piranjat13 November 2026, 11:32 · 4 min lexim
Letra drejtuar GJKKO për prova të reja nga SHBA, Meta: Procesi të

Ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar kërksat e tij procedurale drejtuar GJKKO, duke kërkuar respektim të garancive ligjore dhe transparencë të plotë gjatë procesit gjyqësor ndaj tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta deklaron se publikimi i dokumenteve bëhet në funksion të transparencës, llogaridhënies për tre funksionet më të larta shtetërore që ka ushtruar dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Sipas tij, një proces gjyqësor i kësaj natyre dhe rëndësie duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin dhe me standardet e një procesi të rregullt ligjor.

“Standardet e GJEDNJ-së nuk janë rekomandime, por detyrime që duhet të udhëheqin çdo proces gjyqësor”, shkruan Meta në reagimin e tij.

Kreu i Partisë së Lirsë bën të ditur se dokumentet janë publikuar të plota, duke e cilësuar këtë si një hap në funksion të informimit të publikut dhe transparencës mbi procesin gjyqësor.

Reagimi i Metës

Të dashur miq,

Në funksion të transparencës së plotë, të llogaridhënies para jush për tre funksionet më të larta shtetërore që kam ushtruar dhe të së drejtës së publikut për t’u informuar, po publikoj sot, të plota, kërkesat e mia procedurale drejtuar GJKKO-së së Shkallës së Parë.

Një proces gjyqësor që, për nga natyra dhe rëndësia, duhet të zhvillohet sipas ligjit në kushtet e transparencës publike, kërkon mbi të gjitha respektimin e garancive procedurale dhe të standardeve më të larta të një procesi të rregullt ligjor.

Kërkesat e mia mbështeten në Kushtetutë, në legjislacionin në fuqi dhe veçanërisht në standardet e përcaktuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudenca e konsoliduar e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), në zbatim të nenit 6 të Konventës, që garanton të drejtën për një proces të rregullt dhe gjykim të drejtë.

Ato synojnë të mundësojnë një gjykim shterues, ezaurues dhe, mbi të gjitha, tërësisht ligjor, ku çdo e drejtë procedurale të respektohet dhe çdo pretendim të marrë përgjigjen që meriton.

Sepse standardet e GJEDNJ-së nuk janë rekomandime, por detyrime që duhet të udhëheqin çdo proces gjyqësor.

Kerkesa drejtuar GJKKO

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një dokument prej mbi 100 faqesh, ku parashtron një sërë kërkesash procedurale në kuadër të procesit gjyqësor ndaj tij. Në dokumentin e datës 12 nëntor 2026, ish-presidenti kundërshton interpretimin e provave nga SPAK dhe kërkon administrimin e dokumenteve e informacioneve shtesë për disa prej çështjeve që lidhen me akuzat ndaj tij.

Një prej kërkesave kryesore lidhet me lobimin e LSI-së në SHBA. Meta kërkon që Gjykata t’i drejtohet Departamentit Amerikan të Drejtësisë për informacion mbi marrëveshjen mes LSI-së dhe kompanisë GSIS, pagesat e kryera, shërbimet e ofruara dhe personat që kanë autorizuar shpenzimet. Ai kërkon gjithashtu sqarime nëse janë përdorur fonde të paligjshme gjatë zbatimit të kontratës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.