Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën ... “Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh! Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen g... Policia hedh ujë me presion ndaj mediave, një gazetar dhe operator... Protesta zhvendoset në sheshin “Skënderbej”, policia hedh ujë drejt qytetarëve U arratis me të brendshme/ Kush është shqiptari që u përplas me armë me policinë italiane E rëndë në Kamëz/ Porta e banesës zë poshtë 7-vjeçarin, fëmija ndërron jetë në spital
AKTUALITET

Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit në rrugët përreth sheshit “Skënderbej”

P
Piranjat28 November 2026, 19:14 · 1 min lexim
Tensione në qendër të Tiranës, policia ndjek protestuesit

Edhe pas orës 19:00, një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë në zonat pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke refuzuar të largohen, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të Policisë.

Efektivët kanë ndërmarrë disa herë ndërhyrje për shpërndarjen e tyre dhe shoqërimin e personave që ndodhen në zonë, duke i ndjekur edhe në rrugët përreth.

Ndërkohë, një grup protestuesish është drejtuar drejt bulevardit “Zogu i Parë”, të ndjekur nga automjetet ujëhedhëse dhe efektivët e Policisë.

Në pamjet nga vendngjarja shihen gjithashtu efektivë që përpiqen të hapin rrugën për autobotët e ujit, duke larguar blloqet e mëdha të betonit të vendosura në rrugë.

Një tjetër grup protestuesish, i mbledhur në sheshin “Skënderbej”, vijon qëndresën me thirrjet “Dorëheqje”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.