Diaspora shqiptare në Vjenë takon Kancelarin Stocker dhe çon zërin e studentëve në Parlamentin austriak dhe te Presidenti i Austrisë.
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë...
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlor...
Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë...
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit n&...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudhën ja...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 3 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dh...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ësht&...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vijon të mbetet i lartë. Megjithatë, Bashkia nuk kryen matje periodike të trafikut në të gjithë rrjetin rrugor dhe nuk ka studime të dokumentuara për menaxhimin e qarkullimit. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se, pavarësisht mbingarkesës së rrugëve, menaxhimi i trafikut mbështetet kryesisht në ndërhyrje operative te semaforët, pa analiza të plota dhe të përditësuara të lëvizjes së automjeteve.
Sipas raportit të auditimit të performancës për periudhën 2023–2025, Bashkia e Tiranës nuk realizon matje sistematike të trafikut në nivel të gjithë rrjetit rrugor që administron. Në përgjigjet zyrtare për audituesit, institucioni ka sqaruar se matjet kryhen vetëm në rastet kur evidentohen problematika në nyje të caktuara rrugore, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për to.
Në praktikë, trafiku administrohet përmes planeve të funksionimit të semaforëve, të cilat përshtaten sipas fashave orare dhe situatës në kryqëzime. Sipas Bashkisë, oraret e pikut janë 07:00–09:00 në mëngjes, 12:00–13:00 në mesditë dhe 16:00–19:00 pasdite. Menaxhimi bëhet nëpërmjet sistemit të kontrollit të semaforëve, pamjeve të kamerave dhe komunikimit me Policinë e Shtetit, por këto ndërhyrje nuk shoqërohen me analiza të dokumentuara për të gjithë rrjetin rrugor.
Sipas raportit, mangësi është mungesa e një Plani Urban të Trafikut, të hartuar dhe miratuar si dokument i veçantë. Bashkia e konsideron planifikimin e qarkullimit pjesë të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe Planit të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane, ndërsa KLSH thekson nevojën për një dokument teknik të posaçëm, që të përfshijë organizimin e qarkullimit, parkimin, transportin publik, lëvizjen e këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe analizën e rrjetit rrugor.
Pse rëndohet trafiku në Tiranë?
Raporti identifikon disa faktorë që ndikojnë në mbingarkesën e qarkullimit, duke nisur nga përqendrimi i lartë i automjeteve. Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, të cituara nga KLSH, rreth 35% e mjeteve aktive në Shqipëri ndodhen në Qarkun e Tiranës. Vetëm gjatë vitit 2025, rreth 41% e totalit të mjeteve të reja në vend u regjistruan në këtë qark.
Presioni mbi rrugët lidhet edhe me varësinë e banorëve nga makinat private. Sipas studimit të Komisionit Evropian “Cilësia e jetës në qytetet evropiane 2023”, të cilit i referohet KLSH, mbi 55% e banorëve të Tiranës përdorin makinën si mjetin kryesor të lëvizjes së përditshme. Në të kundërt, vetëm 22% përdorin transportin publik në një ditë tipike, duke e renditur Tiranën në vendin e 82-të mes 83 qyteteve të përfshira në studim.
Gjithashtu, faktor tjetër është zhvillimi i shpejtë urban. Sipas dokumenteve të planifikimit të cituara në auditim, zgjerimi i periferive, urbanizimi informal dhe mungesa e infrastrukturës së përshtatshme kanë krijuar lidhje të dobëta transporti me qendrën. Kjo ka rritur nevojën për udhëtime të përditshme dhe ka shtuar ngarkesën mbi rrugët kryesore të qytetit.
Situata ndikohet edhe nga infrastruktura e pamjaftueshme për transportin publik. KLSH konstaton se vetëm 8.8 kilometra rrugë, ose 11% e gjatësisë së rrugëve kryesore urbane, kanë korsi të dedikuara për autobusët. Për krahasim, projekti i transportit të shpejtë BRT parashikon mbulimin e 31.9 kilometrave, ose 39.8% të këtij rrjeti.
Mungesa e korsive bën që autobusët të lëvizin në trafikun e përgjithshëm, ndërsa ndalesat e tyre në stacione mund të krijojnë pengesa shtesë për automjetet e tjera. Sipas audituesve, kjo situatë ul shpejtësinë e transportit publik dhe besueshmërinë e qytetarëve te ky shërbim, duke kufizuar mundësinë që urbanët të shërbejnë si alternativë ndaj makinave private.
Edhe sistemi i monitorimit të trafikut me probleme
Përveç mungesës së studimeve, KLSH evidenton mangësi në funksionimin e sistemit teknologjik që përdoret për monitorimin e qarkullimit.
Nga verifikimi i kryer më 1 korrik 2026, rezultoi se 40 nga 71 kamerat e instaluara, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje. Për 11 prej tyre, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga 2 deri në 7 vjet.
Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e pamjeve nuk ishte plotësisht funksionale, ndërsa pajisjet elektronike që duhet të informojnë drejtuesit e automjeteve për situatën në rrugë nuk ishin në përdorim.
Për këtë arsye, KLSH rekomandon hartimin e Planit Urban të Trafikut dhe kryerjen periodike të matjeve e analizave të qarkullimit në të gjithë rrjetin rrugor nën administrimin e Bashkisë, brenda vitit 2027. /ekofin.al
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Një rrëfim mbi katër shekuj histori, pushtetesh, intrigash dhe transformimesh të Tiranës vjen në romanin më të ri t&eu...
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se ësh...
Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në një bomb...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Policia e Fierit ka ndaluar një 56-vjeçar, ish-jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, i cili ishte shpall...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...