‘Institucion i narkoshtetit’/ Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit të Edi Ramës dh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit të Edi Ramës dh...
Komisioni i Ligjeve është mbledhur paraditen e kësaj të hëne, ku në rend dite është projektbuxheti i vitit 2027 dhe pak...
Momentet dramatike para rrëzimit të Learjet60 në Florida janë kapur në dialogun e fundit që piloti i avionit pati me kullën ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar hartën e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë zba...
Grupet kriminale shqiptare në Itali duket se po zgjerojnë aktivitetin e tyre përtej trafikut të drogës, duke investuar kapitalet e p&e...
Shtetet e Bashkuara po mbështesin një plan për rifillimin e furnizimit të Evropës me gaz natyror rus përmes gazsjellësve q&eu...
Fantazia e “Rilindjes” së Edi Ramës për të blerë vota dhe ndikim në zgjedhje shkon përtej limiteve të njohu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar ashpër mënyrën se si është zbatuar ligji për investimet strate...
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua në një zonë të banuar në Flo...
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke deklaruar se lufta do të përfundojë shum...

Fantazia e “Rilindjes” së Edi Ramës për të blerë vota dhe ndikim në zgjedhje shkon përtej limiteve të njohura deri më tani. opinioni publik është mësuar tashmë me blerje votash nga armata e drejtorëve dhe skema e “drurit dhje karrotës” që përdorin grupet kriminale për intimidimin ose joshjen e qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste në pushtet.
Por, ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Malësisë së Madhe, e drejtuar nga njeriu i Edi Ramës, Tonin Marinaj, shkon përtej skemave “klasike”.
Marinaj pretendohet se ka lejuar ngritjen e një kishe pa leje ndërtimi në Vermosh, duke u kërkuar donatorëve, një grup shqiptarësh të organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Shtetet e Bashkuara, që të angazhoheshin për të siguruar vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
“Nuk keni nevojë për leje ndërtimi, pasi do t’ju duhet të paguani qindra mijëra dollarë taksa. Ndaj, ndërtojeni pa leje, kurseni paratë, por me kushtin që të mbështesni Partinë Socialiste në zgjedhje”.
Përfaqësuesit e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në SHBA thonë se këto fjalë i ka përdorur Tonin Marinaj, gjatë një takimi me ta në vitin 2024, kur shoqëronte kryeministrin Edi Rama në një takim me shqiptarët në Nju Jork.
Pretendimet e organizatës u formalizuan në një kallëzim penal, të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në fundit të vitit 2024.
SPAK-u nuk arriti të siguronte prova për përfshirjen e kryebashkiakut Tonin Marinaj në “krim zgjedhor”. Megjithatë, Prokuroria e Shkodrës, e cila mori materialet për kompetencë nga SPAK-u, konfirmoi plotësisht se Kisha e Shën Pagëzorit në Vermosh është ndërtuar tërësisht pa leje.
Për këtë rast, u morën të pandehur dhe janë dënuar nga shkalla e parë sipërmarësi i punimeve, si edhe drejtues e inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Vendor të Bashkisë së Malësisë së Madhe.
Historia e Kishës
Kisha e “Shën Pagëzorit” në Vermosh nisi ndërtimin fillestar në vitin 1991, pas rënies së komunizmit. Ajo u ndërtua kryesisht me kontributet e besimtarëve. Me kalimin e viteve, godina u bë e papërshtatshme për kryerjen e ritualeve fetare.
Rreth vitit 2023, shqiptarë nga Malësia e Madhe, të cilët kishin emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara, u organizuan për mbledhjen e fondeve, me qëllim rindërtimin e objektit të kultit.
Komiteti “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në SHBA mblodhi mbi 500 mijë dollarë dhe pajtoi një sipërmarrës lokal për ndërtimin e Kishës. Nga kjo shumë, rreth 350 mijë USD janë transferuar në Shqipëri për blerjen e materialeve të ndërtimit, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në Shtetet e Bashkuara.
Punimet për ndërtimin e Kishës filluan, por ato ishin pa leje.
“Kisha në këmbim të votave”
Në korrik të vitit 2023, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, merr pjesë në aktivitetin për vendosjen e gurit të themelit të Kishës së Shën Pagëzorit, në Vermosh, duke shënuar kështu momentin e nisjes së punimeve.
Ngjarja ishte shumë e veçantë për besimtarët e zonës, të cilët kishin pritur prej vitesh ndërtimin e një objekti të ri fetar. Por, pas pamjeve festive, fshihej një histori aspak për t’u pasur zili.
Në dhjetor të vitit 2024, përfaqësues të organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dorëzojnë një kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme, kundër kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Faktet e vendosura në atë material ishin vërtetë të rënda.
Në kallëzim sqarohet se “komuniteti shqiptar në SHBA (Nju York dhe Michigan) ka grumbulluar një fond rreth 300,000 $ për të ndërtuar një kishë katolike në fshatin Vermosh, të Bashkisë Malësi e Madhe, në oborrin e kishës ekzistuese. Në korrik 2023, në fshatin Vermosh është organizuar ceremonia e vendosjes së gur-themelit të kishës së re, ku në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Tonin Marinaj”.
Në kallëzim pretendohet se “Kisha nuk ka leje ndërtimi, por po ndërtohet nën kujdestarinë e kryetarit. Kryebashkiaku duhet t’i orientonte dy përfaqësuesit e donatorëve që të aplikonin për leje ndërtimi, pasi trualli ishte në pronësi të kishës. Por, kryebashkiaku, i ka sqaruar se nuk kishin pse të aplikonin për leje ndërtimi, pasi taksat që duhet të paguanin për pajisje me leje ndërtimi, do të shkonin rreth 30% të buxhetit total të kishës (buxheti total parashikohej rreth 2,000,000 $)”.
Më pas, kallëzimi shpjegon edhe pjesën më të rëndësishme të asaj që u konsiderua si “manovra” e kryebashkiakut Marinaj me lejen e ndërtimit për Kishën.
Në kallëzim thuhet se “ish-banorëve të fshatit Vermosh, të cilët ishin në emigrim, u është kërkuar vota për kryetarin në zgjedhjet e ardhshme, si shpërblim për nderin që po lejonte ndërtimin e kishës, pa leje dhe pa paguar taksa”.
Ky premtim i kryebashkiakut “ka irrituar grupin e donatorëve të Michigan, të cilët e konsiderojnë mashtrim nga kryebashkiaku, me qëllim për t’u marrë rryshfet dhe votat të gjithë zonës. Grupi i donatorëve të Michigan janë të shqetësuar se duke u ndërtuar kisha pa leje, nuk mund të regjistrohet në kadastër dhe mund të prishet si objekt indërtuar pa leje”.
Në kallëzim pretendohet gjithashtu se “diaspora është mashtruar nga kryebashkiaku për vlerën e ndërtimit. Në fillim, dy drejtuesit e investimit kanë deklaruar se vlera nuk i kalon 400 mijë dollarë. Por, kur kanë detajuar projektin, shifra ka arritur në shumat 1.7 deri në 2 milionë dollarë”.
Tonin Marinaj: Nuk dija gjë për Kishën
Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në 20 janar 2025. Në një deklaratë të shkurtër për median, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje me grupet kriminale”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë aludimeve publike për lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar.
Në fakt, ai është pyetur nga prokurorët e SPAK-ut për çështjen e ndërtimit të Kishës së Vermoshit. Marinaj deklaroi para grupit hetimor se “nuk kam pasur asnjë dijeni për ndërtimin e Kishës së re në zonën e Vermoshit”.
Marinaj mohoi pretendimet se kishte bërë “marrëveshje” me përfaqësuesit e Diasporës për të siguruar vota për Partinë Socialiste, në këmbim të mos-pagimit të taksave për ndërtimin e Kishës së Re.
Gjithashtu, ai u shpreh se ka rënë në dijeni për këtë ndërtim vetëm pasi ka administruar një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme, në të cilën kërkoheshin nga Bashkia e Malësisë së Madhe dokumenta për lejen e ndërtimit.
“Pasi mora këtë kërkesë, ngarkova kryeinspektorin e Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor për të kryer verifikime. Nuk kam dijeni se kush e ka financuar ndërtimin e Kishës së re, por nga të dhëna konfidenciale kam mësuar se paratë janë donacion i emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara”, është shprehur më tej ai.
Marinaj ka deklaruar më tej se trualli, ku po ndërtohet Kisha e re është në “zonë të mbrojtur” dhe për ndërtime në këtë zonë duhet leje nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (Këshilli i Rregullimit të Territorit)”.
Dënimet për Kishën pa leje
Prokuroria e Posaçme nuk arriti të sigurojë prova për përfshirjen e Tonin Marinaj në “krim zgjedhor” dhe e përcolli për kompetencë çështjen e ndërtimit pa leje në Prokurorinë e Shkodrës.
Hetimet u ndoqën nga prokurorja Elsa Gjeli. Kryeinspektori Ndërtimor i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Përparim Hysaj, ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për ndërtimin pa leje. Po ashtu, edhe inspektorët që mbulonin zonën.
Hysaj ka theksuar gjithashtu se, vetëm pasi ishin vënë në dijeni për hetimin e SPAK-ut, kishin kryer verifikimet dhe referuan në Prokurorinë e Shkodrës materialet për famulltarin e Kishës, Vitor Demaj, për “ndërtim të paligjshëm”.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës akuzoi për ndërtim të paligjshëm shtetasin Gjergj Vuktikaj, sipërmarrës i punimeve në Kishën e re të Vermoshit.
Gjithashtu, u akuzuan për shpërdorim detyre kryeinspektori ndërtimor të Malësisë së Madhe, Përparim Hysa dhe inspektorët Ermir Xhajaj, Petrit Zekjaj, Kel Stërkaj dhe Leonard Qarraj.
Në mars të vitit 2026, të gjithë të akuzuarit u dënuan me nga 12 deri në 16 muaj burgim. Ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe të gjithëve iu pezullua vuajtja e dënimit me burg.
Një pjesë e të akuzuarve ankimuan vendim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke kërkuar pafajësi.
Në mesin e Tetorit 2026, trupa e Apelit vendosi ta rikthente dosjen për rigjykim për shkak të problemeve proceduriale. Apeli theksoi se pretendimet e të akuzuarve për pafajësi nuk qëndronin, por se çështja duhej kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkodrës, për shkak se vendimi fillestar kishte disa mangësi proceduriale që nuk mund të korrigjoheshin nga shkalla e dytë./ Bold News
Euro vijon të këmbehet në nivele të qëndrueshme në tregun valutor shqiptar. Sipas kursit të këmbimit për ditë...
Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gj...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesat...
Koncesioni i kontrollit mjekësor bazë, i njohur si Check-up, ka përfituar rreth 902 milionë lekë pagesa për 489,132 kontrolle t&e...
Sot do të publikojmë historinë e Teki Gjonzenelit, të rrëfyer përmes dy letrave arkivore që flasin qartë për m&eum...
Shoqata e Mikrobirrarive kërkon ndryshimin e regjimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës, pasi norma aktuale prej ...
Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar një incident të rëndë dy ditë më pa...
Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e p...
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin ...
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnj&eum...