Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e Shërbimit Informativ Shteteto... Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes Analiza: Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën? PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
AKTUALITET

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

P
Piranjat 9 November 2026, 08:46 · 2 min lexim
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me

Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të përfundonte në vitin 2022, ende nuk kishte nisur të zbatohej deri në auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa vetëm 11% e gjatësisë së rrugëve kryesore urbane kanë korsi të dedikuara për autobusët.

Sipas raportit të KLSH-së për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, mungesa e biletimit elektronik ka penguar modernizimin e pagesave dhe administrimin më efikas të transportit urban. Njëkohësisht, numri i aboneve të shpërndara ka mbetur i pandryshuar prej vitesh, pa u përshtatur me rritjen e popullsisë dhe kërkesën reale të qytetarëve. Kjo mangësi ka sjellë vështirësi në sigurimin e aboneve për përdoruesit e rregullt.

Problematike mbetet edhe infrastruktura rrugore. Korsitë e dedikuara për autobusët mbulojnë vetëm 11% të gjatësisë së rrugëve kryesore, duke i detyruar urbanët të lëvizin në trafikun e përgjithshëm. KLSH vlerëson se kjo situatë ndikon në vonesat e transportit publik dhe ul besueshmërinë e shërbimit.

Ndërkohë, vonesa janë konstatuar edhe në projektin e transportit të shpejtë me autobusë elektrikë, BRT, me kosto të vlerësuar rreth 110 milionë euro, i parashikuar për tri korridore kryesore të kryeqytetit.

Sipas auditimit, moszbatimi i aktiviteteve brenda afateve ka sjellë kosto financiare për Bashkinë, e cila ka paguar 47,569.44 euro në vitin 2025 dhe 62,500 euro në vitin 2026, si tarifë zotimi për pjesën e padisbursuar të huasë.

Në total, këto pagesa arrijnë në 110,069.44 euro. Tarifa vjetore është 0.25% e shumës së padisbursuar dhe, sipas KLSH-së, kostot mund të ishin shmangur nëse projekti do të kishte ecur sipas afateve të përcaktuara.

Bashkia i ka argumentuar vonesat me mungesën e kapaciteteve dhe ekspertizës, por KLSH kërkon përshpejtimin e investimeve, zbatimin e biletimit elektronik dhe zgjerimin e korsive të dedikuara, si masa të nevojshme për përmirësimin e shpejtësisë dhe cilësisë së transportit publik në kryeqytet./ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.