Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore Trump: Marrëveshja për përfundimin e luftës në Ukrainë është pranë Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë nga rrjetet sociale për vrasje, BBC zbulon botën e përgjakshme ... Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kaluar privatëve, kush oligark ia ka vënë syrin... Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Shi i herëpashershëm dhe shtrëngata në qendër e jug, si parashikohet moti sot Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH me xhiron e 2026?! Sqarojnë ekspertët Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë Horoskopi/ Nga dashuria, puna dhe financat, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat “Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat...
POLITIKE

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore

Pas disa muajsh ndërprerjeje, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore mblidhet sot duke rikthyer në diskutim përplasjet mes Partisë

P
Piranjat 9 November 2026, 08:30 · 1 min lexim
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore

Pas disa muajsh ndërprerjeje, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore mblidhet sot duke rikthyer në diskutim përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Pavarësisht rinisjes së punës, palët duket se nuk kanë arritur ende një dakordësi për çështjet kryesore të reformës.

Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohen detyrimet që burojnë nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, si dhe çështjet e mbetura nga shqyrtimi i projektligjit për financimin e partive politike.

Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që procesi të fokusohet te rekomandimet e OSBE/ODIHR. Sipas tij, një nga synimet kryesore të reformës duhet të jetë garantimi i ndarjes së shtetit nga partia në pushtet.

Ndërkohë, dallimet mes dy forcave politike mbeten të dukshme edhe për sistemin e ardhshëm zgjedhor. Partia Demokratike këmbëngul për lista 100% të hapura, përfshirë edhe zgjedhjen e këshillave bashkiakë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.