Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesat

Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, ose vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme.
Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të mjekëve në raport me popullsinë, me 33.8 për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32.3 dhe Mali i Zi me 27.9. Në Bosnjë-Hercegovinë ky tregues është 21.1 mjekë për 10 mijë banorë, ndërsa në Kosovë zbret në 19, niveli më i ulët në rajon.
Diferenca është veçanërisht e madhe me Maqedoninë e Veriut, e cila ka rreth 49% më shumë mjekë për banor se Shqipëria. Edhe Serbia ka rreth 42% më shumë mjekë në raport me popullsinë.
Hendeku bëhet më i dukshëm në krahasimin me Bashkimin Europian. Sipas wiiw, Maqedonia e Veriut arrin në 79% të mesatares europiane, Serbia në 76% dhe Mali i Zi në 65%. Shqipëria mbetet në 53%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova arrijnë përkatësisht në 49% dhe 44% të mesatares së BE-së.
Të dhënat për vitin 2025 evidentojnë gjithashtu një përkeqësim të pozicionit relativ të Shqipërisë ndaj mesatares europiane, me një rënie prej 0.9 pikësh përqindjeje në krahasim me një vit më parë.
Përkeqësimi është më i fortë në Kosovë, me 3.8 pikë përqindjeje, dhe në Maqedoninë e Veriut, me 2 pikë përqindjeje. Mali i Zi ka shënuar një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje, Serbia prej 1 pike dhe Bosnjë-Hercegovina prej 0.1 pikësh përqindjeje.
Të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur terren në raport me mesataren e BE-së gjatë vitit 2025, duke zgjeruar hendekun në e personelit mjekësor.
Për Shqipërinë, niveli i ulët i mjekëve në raport me popullsinë mbetet një sfidë për sistemin shëndetësor, veçanërisht për garantimin e aksesit në shërbime dhe përballimin e nevojave në rritje të popullsisë për kujdes mjekësor.
Edhe pse numri i mjekëve për banor nuk është treguesi i vetëm i cilësisë së shërbimit shëndetësor, diferenca e madhe me mesataren europiane pasqyron nevojën për forcimin e kapaciteteve njerëzore në këtë sektor./Monitor
Lexo edhe
AKTUALITET
Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana

U kap me doza kokaine gjatë kontrollit rutinor, 50-vjeçari shqiptar në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n, zbardhen detajet e...

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Masat e kryeministrit antikushtetuese. Gjobat vendosen për frikësim, por nuk dorëzohemi!...

450,000€ tek vëllai i shefes së SHISH, si Gys Agasi pastronte tek Vlora Hyseni milionat që merrte nga AKSHI i Linda Karçanaj






