Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri... “Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje!
SHOWBIZ

“Tri herë kam qenë mes jetës dhe vdekjes”, Fuego rrëfen betejën me drogën dhe mbidozat

P
Piranjat 5 November 2026, 19:58 · 2 min lexim
“Tri herë kam qenë mes jetës dhe vdekjes”, Fuego

Një rrëfim i fortë personal ka ardhur nga Fuego, banori i Big Brother VIP Kosova 5, i cili ka vendosur të ndajë me banorët disa prej përjetimeve më të rënda të jetës së tij, përfshirë periudhën kur abuzimi me substancat narkotike e çoi drejt situatave ekstreme. Gjatë një bisede në shtëpinë e reality show-t, artisti foli fillimisht për lidhjen e hershme me muzikën, duke treguar se gjithçka kishte nisur kur ishte vetëm 10 vjeç.

Një nga momentet që ndikoi në krijimtarinë e tij ishte humbja e gjyshit, me të cilin kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë. Pikërisht pas kësaj humbjeje shkroi edhe tekstin e tij të parë muzikor.

“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, tregoi Fuego.

Por pas historisë së tij artistike fshihet edhe një kapitull shumë më i errët. Banori zbuloi se në moshën 26-vjeçare ka kaluar tri episode mbidoze, të cilat, sipas rrëfimit të tij, kanë përfunduar me tri raste të vdekjes klinike 

“I kam tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve, tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.

Deklarata e tij zbuloi vetëm një pjesë të asaj që ka përjetuar ndër vite, ndërsa Fuego la të kuptohet se pasojat e këtyre periudhave të vështira nuk kanë prekur vetëm atë, por edhe njerëzit e tij më të afërt.

Artisti nuk hyri në detaje të tjera për betejën me varësinë, por paralajmëroi se do të flasë më gjerësisht për të kaluarën e tij gjatë ditëve në vijim në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.