Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R...
BOTA

Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokumente për t’i deportuar

Parlamenti i Belgjikës ka miratuar një ligj të ri të debatueshëm që u jep policisë mundësinë të kontrollojë banesat e emigrantëve pa dokumente, të cilët kanë shpërfillur urdhrat e autoriteteve për t’u larguar nga vendi. Nisma është pjesë e politikës së qeverisë së koalicionit të djathtë, të drejtuar nga kryeministri Bart De Wever, për të […]

P
Piranjat 6 November 2026, 09:41 · 3 min lexim
Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të

Parlamenti i Belgjikës ka miratuar një ligj të ri të debatueshëm që u jep policisë mundësinë të kontrollojë banesat e emigrantëve pa dokumente, të cilët kanë shpërfillur urdhrat e autoriteteve për t’u larguar nga vendi. Nisma është pjesë e politikës së qeverisë së koalicionit të djathtë, të drejtuar nga kryeministri Bart De Wever, për të kufizuar imigracionin dhe për të shtuar numrin e dëbimeve.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe avokatët, të cilët paralajmërojnë se ndërhyrja e policisë në banesat private për çështje emigracioni mund të cenojë të drejtat kushtetuese dhe privatësinë e individëve. Ligji u miratua nga shumica e deputetëve rreth orës 05:00 të mëngjesit, pas një debati që zgjati gjatë gjithë natës.

Sipas dispozitave të reja, kontrollet nuk do të mund të kryhen ndaj çdo emigranti pa dokumente. Ato do të kufizohen te personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Belgjikë, që kanë shpërfillur urdhrin për t’u larguar nga vendi dhe që konsiderohen kërcënim për sigurinë publike. Gjithashtu, çdo kontroll në banesë duhet të marrë paraprakisht miratimin e një gjyqtari hetues dhe mund të zhvillohet vetëm në orarin 05:00–09:00 të mëngjesit, në praninë e zyrtarëve të imigracionit.

Protesta në Bruksel dhe qytete të tjera
Miratimi i ligjit është shoqëruar me protesta në disa qytete të Belgjikës. Rreth 3 mijë persona formuan të mërkurën një zinxhir njerëzor përreth Gjykatës në Bruksel, duke kundërshtuar masën e re. Mediat belge raportojnë se në qytete të tjera u organizuan gjithashtu më shumë se 50 demonstrata dhe tubime kundër ligjit.

 

Përpara votimit, organizata Amnesty International u bëri thirrje deputetëve që të mos e miratonin nismën, duke argumentuar se pasojat e saj mund të prekin edhe personat që ndihmojnë emigrantët pa dokumente. Nga ana tjetër, qeveria e Bart De Wever e ka mbrojtur ligjin, duke argumentuar se ai është i nevojshëm për të zbatuar urdhrat e dëbimit ndaj personave që konsiderohen rrezik për rendin publik ose sigurinë kombëtare.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.