“Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vijon punimet edhe pas orës 22:00

Banorët e një pallati në rrugën e Portit, në Durrës, kanë denoncuar në redaksinë e Piranjave vijimin e punimeve të ndërtimit deri në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar shqetësim për shkak të zhurmës së makinerive të rënda.
Sipas denoncuesit, punimet kanë vijuar deri rreth orës 22:30, ndërsa ndërhyrja e Policisë ka bërë të mundur ndërprerjen e tyre. Ai pretendon se, pavarësisht shqetësimit të banorëve, punëtorët nuk kishin ndërmend të ndalonin aktivitetin.
Denoncuesi ngre shqetësime edhe për sjelljen e punëtorëve, të cilët, sipas tij, kanë reaguar në mënyrë arrogante ndaj banorëve, duke bërë gjeste me duar dhe këmbë.
Banorët kërkojnë respektimin e orareve të punimeve dhe marrjen e masave për të shmangur shqetësimin e tyre nga zhurmat, si dhe për të garantuar komunikim korrekt me punonjësit e kantierit./ Piranjat
Lexo edhe
AKTUALITET
10 të arrestuar në Greqi, goditet rrjeti që trafikoi mbi 500 emigrantë përmes Shqipërisë

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim

Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore

“Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin

“T’i shoh edhe një herë me sy”/ Letra e dhimbshme e emigrantit shqiptar drejtuar Enver Hoxhës për fëmijët e internuar

Punëtorët e huaj në rritje, 25% më shumë kërkesa për leje qëndrimi në vitin 2025





