Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që...
SHOWBIZ

18 ditë pa Lolën, Oriola Marashi tregon për herë të parë çfarë pa në ëndërr

P
Piranjat 5 November 2026, 17:25 · 2 min lexim
18 ditë pa Lolën, Oriola Marashi tregon për herë të

Modelja shqiptare Oriola Marashi vazhdon të shpresojë për rikthimin e qenushes së saj, Lolës, e cila është zhdukur prej 18 ditësh. Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një mesazh tejet emocional, duke treguar se së fundmi e ka parë të dashurën e saj katërputroshe edhe në ëndërr.

“Sonte të pashë në ëndërr. Lola ime… Erdhe pranë meje dhe për pak m’u duk sikur të kisha përsëri në krahë. U zgjova me mall, por edhe me shpresën se një ditë do të kthehesh tek unë. 18 ditë pa ty”, ka shkruar modelja.

Në fotografinë e publikuar, Oriola shfaqet duke mbajtur në krahë Lolën, ndërsa dedikimin e ka shoqëruar me simbole që shprehin trishtimin dhe mallin për mungesën e saj.

Qenushja humbi më 17 tetor, rreth orës 16:27, në zonën e Patokut. Që prej asaj dite, modelja ka bërë disa apelime publike, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Lola është e racës Toy Poodle, me ngjyrë kafe dhe peshon rreth 3.3 kilogramë. Në momentin e zhdukjes mbante një rrip të zi dhe përshkruhej si e frikësuar. Për këdo që mund të japë informacion që ndihmon në gjetjen dhe kthimin e qenushes, Oriola ka ofruar edhe një shpërblim prej 2 mijë eurosh.

Pas 18 ditësh larg saj, modelja vijon të mos e humbasë shpresën se Lola do të kthehet sërish në krahët e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.