U dhunua rëndë, gazetari Elton Tozaj reagon nga spitali: Nuk do të ma mbyllni gojën, misionin do ta çoj deri në fund

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar sërish pasditen e djeshme, në rrethana ende të paqarta. Pas ngjarjes, ai ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ndërsa sot ka publikuar një video nga ambientet e spitalit, ku shfaqet i fashuar.
Tozaj ka falënderuar të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur pas incidentit, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për personat që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmit.
“Ju siguroj vetëm për një gjë, që thjesht më keni bërë më të fortë. Unë kam për ta vazhduar misionin tim, do ta çoj deri në fund. Mua gojën nuk do ma mbyllni dot”, është shprehur gazetari në videon e publikuar.
Ai ka deklaruar se sulmi nuk do ta ndalojë nga publikimi i denoncimeve dhe materialeve që ka në plan të bëjë publike, pavarësisht presioneve apo sulmeve të tjera. Gjatë reagimit, Tozaj u është drejtuar edhe personave që kanë komentuar ngjarjen në rrjetet sociale, duke kritikuar qëndrimet e atyre që kanë justifikuar dhunën ndaj tij.
Në fund të mesazhit, gazetari ka paralajmëruar se emisioni i së premtes në UPS do të transmetohet, edhe pse në kushtet aktuale shëndetësore. Ai bëri të ditur se dëshmia e fortë që ishte planifikuar të publikohej do të regjistrohet.
Kujtojmë se Tozaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa denoncimeve dhe pretendimeve për skandale seksuale që përfshijnë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.
Rrethanat e dhunimit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi autorët apo motivet e ngjarjes.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Luizi surprizon Sara Hoxhën me një buqetë gjigante me lule rozë: Një buqetë paqeje

FOTO/ Rey Manaj bëhet baba për herë të parë, partnerja ndan foton emocionuese me djalin e porsalindur

Një muaj nga videot intime, Eli Fara nxjerr foton me mesazhin e fortë

“Paskeni qenë të vdekur”/ Ronela Hajati reagon e revoltuar, kujt po i referohet këngëtarja?

“Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes





