“Paskeni qenë të vdekur”/ Ronela Hajati reagon e revoltuar, kujt po i referohet këngëtarja?

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, pas lajmeve që qarkulluan në media lidhur me një video të saj humoristike në TikTok, ku provoi një filtër që pretendon të parashikojë partnerin aktual të përdoruesit.
Pas publikimit të videos, ku Ronela bëri batuta për rezultatin e filtrit që i nxori si partner të supozuar një president të martuar nga Mongolia, vëmendja e mediave u përqendrua te jeta e saj sentimentale.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila përmes një videoje të publikuar në Instagram ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si trajtohen lajmet që lidhen me të.
“Gjithë fokusi i jetës, i punës, i showbizit është vetëm tek i dashuri, dashnori dhe kush është ai. Domethënë, shkon e bën këngë, investon, bën intervistë 3 orë, titulli është prapë ‘zbulohet i dashuri’. Paskeni vdekur, domethënë”, u shpreh Ronela.
Përmes këtij reagimi, këngëtarja duket se ka kritikuar tendencën për ta zhvendosur vëmendjen nga puna dhe projektet e saj artistike te jeta private, duke ironizuar mënyrën se si pasqyrohet në media.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Kaloi gati një vit në burgun e Dubait për akuza droge, 23-vjeçarja britanike kthehet në shtëpi dhe nis karrierë të pazakontë

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë, çfarë dihet për të?
Një filxhan me foton e dashurisë! Selin publikon momentin e ëmbël me Gimbon

“Janë shkatërruar jetë njerëzish”, bashkëshortja e Ardian Bujupit reagon ashpër për skandalin ku përmendet Jona Krasniqi

“Tri herë kam qenë mes jetës dhe vdekjes”, Fuego rrëfen betejën me drogën dhe mbidozat

Butrint Imeri në faqet rozë të mediave turke, aludohet për lidhje me aktoren e njohur





