Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump: Putin kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë, ja çfarë diskutova me kreun e NATO-s Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me "surprizat" e motit për sot Reagojnë studentët: Nuk kemi krijuar parti politike, të rinjtë që njoftuan nuk kanë lidhje me ne Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri në 66%; Pritet shtrenjtim edhe në 2027 Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit E premte “e zezë” – Nga lekët tek tradhtia: Për këto tre shenja, gjithçka kthehet përmbys! Skandaloze/ Rruga në Këlcyrë figuron e asfaltuar, por banorët vijojnë të shtyjnë furgonët në baltë! Farka e Madhe pa autobusë publikë, banorët kërkojnë zgjidhje: Bashkia Tiranë nuk u përgjigjet Zbulohet kush është "kandidati tjetër" i sondazhit të Zaloshnjës që del i pari në zgjedhjet për Bashkinë e ... I dënuari dhunoi punonjësin e Burgjeve në Burrel, reagon Drejtoria e Burgjeve Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun
AKTUALITET

U kapën me armë në 'Audin' e blinduar, lirohet gardisti dhe 2 ushtarakët. Një person anonim vetëinkriminohet

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e djeshme lirimin nga qelia të 4 personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air Albania” me një “Audi” të...

N
Nga Elton Qyno27 November 2026, 08:26 · 3 min lexim
U kapën me armë në 'Audin' e blinduar, lirohet gardisti

Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e djeshme lirimin nga qelia të 4 personave që policia kriminale arrestoi në zonën e stadiumit “Air Albania” me një “Audi” të blinduar dhe një armë zjarri brenda në makinë.

Efektivi i Gardës së Republikës, Erion Ramas, dhe dy ushtarakët e batalionit Special “Komando” në Zall-Her, Leonard Murataj dhe Ernest Selmani, janë lënë në masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Ndërsa për personin tjetër të arrestuar, Ilir Shyti, djalin e Roland Shytit, “Mustaqekuqit” të Lushnjës, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Vendimi i gjykatës u bazua mbi kërkesën e prokurorit të çështjes, Albert Kuliçaj, i cili argumentoi kërkesën për masat “Detyrim paraqitje” dhe “Arrest shtëpie” me faktin se ende nuk është zbuluar se kujt i përket autorësia e armës pa leje që u gjend brenda makinës së blinduar.

Asnjëri nga personat e arrestuar nga policia kriminale, gjatë marrjes në pyetje në policinë e Tiranës, nuk ka pranuar autorësinë e kësaj arme, duke mohuar se i përkiste ndonjërit prej tyre. Por çudia ka ndodhur në orët e mesnatës.

Teksa 4 personat ndodheshin të izoluar në dhomat e shoqërimit në policinë e Tiranës, një person anonim ka mbërritur në ambientet e policisë, duke pretenduar se ai ishte personi që kishte armën pa leje të sekuestruar në makinën e blinduar, ku udhëtonin Ilir Shyti dhe 3 bodyguardët e tij ushtarakë.

Një veprim i çuditshëm, ku një person anonim shfaqet në polici për t’u vetëinkriminuar në një armëmbajtje pa leje, ka habitur edhe punonjësit e policisë, të cilët nuk e kanë trajtuar fare për ta marrë në pyetje apo t’i marrin gjurmët e gishtave.

Sipas burimeve të policisë, personi anonim ishte një skenar i avokatëve për të “gjetur” autorin e armës pa leje. Por gjurmët e gishtave u janë marrë vetëm Ilir Shytit, Leonard Muratajt, Ernest Selmanit dhe gardistit Erion Ramas.

Gjurmët e tyre dhe arma pistoletë janë çuar në laborator për ekspertim, me qëllim krahasimin. Nëse ndonjërit prej tyre do t’i dalë gjurmë gishti në pistoletë, atëherë do të përcaktohet shkencërisht edhe autorësia se kujt i përket kjo armë zjarri e gjendur në makinë.

Ndërkohë, edhe makina e blinduar ka qenë pa letra, me targa polake, duke mos pasur asnjë pronar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.