Spiropali shpërthen ndaj Ramës: U sajua narrativa e puçit për të shmangur përgjegjësinë për Ballukun

Deputetja Elisa Spiropali hodhi poshtë pretendimet për një komplot të drejtuar prej saj kundër kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar si një narrativë të sajuar për t’iu shmangur përgjegjësisë politike. Spiropali theksoi se gjatë kohës kur ishte ministre e Jashtme ka mbrojtur me besnikëri qeverinë dhe interesin kombëtar në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
"Për këtë duhet të pyesni kryeministrin, por pyetja nuk është pse reagova unë pas largimit. Pyetja është pse emërohen dhe pse largohen njerëzit pa u dhënë atyre arsye shtetërore, zyrtare dhe të përgjegjësisë publike. Dhe në rastin tim nuk është e vështirë për t'u marrë me mend dhe unë nuk kam ndërmend kështu të merrem me telenovela.
Unë sajova një narrativë e tërë, le të themi që edhe këtu në emisionin tuaj ju patët rastin ta dëgjonit për puçin e famshëm, ku në vend që të mbahej përgjegjësi për çështjet, edhe çështjet e drejtësisë në rastin e zonjës, u sajua një narrativë e tërë e një puçi i cili nuk kishte për qëllim largimin e zëvendëskryeministres, por paska patur për qëllim të lartë largimin e kryeministrit. Dhe në krye të këtij puçi paska qenë unë. Kjo është Jo, jo, jo. Unë nuk besoj se ata e mendonin vërtet, por arratisja nga përgjegjësia publike dhe politike kërkon edhe gjetjen e arsyeve të arratisjes.
Dhe në këtë rast u gjet arsyeja e ndërkombëtarëve, e partnerëve, e ministrit të jashtëm, e faktorëve brenda Partisë Socialiste, e faktorëve të jashtëm të tjerë për të ndërtuar Kurrë dhe asnjëherë, sepse unë isha ministre e jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe sigurisht që mbroja qeverinë time me besnikërinë maksimale. Kjo nuk diskutohet fare.
Pra, marrëdhëniet e mia qoftë shtetërore, zyrtare apo personale me partnerët tanë ndërkombëtarë nuk janë përdorur asnjëherë jo për të njollosur Shqipërinë, të cilën e kam mbrojtur me pasionin më të madh dhe do ta mbroj dhe sot dhe kudo ku jam. Por sigurisht edhe qeverinë time unë kam mbajtur interesin kombëtar dhe shtetëror. Dhe këtu nuk është përgjegjësi e Ramës, këtu është përgjegjësia jonë," tha Spiropali në Opinion.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: Blendi Gonxhe hyri në lice për pikturë vetëm se vizatoi makinën e ‘xhaxhit Enver’ kur ishte 8 vjeç

Zgjerimi/ DW: Pse disa vende të BE përdorin veton kundër anëtarësimit

Presidenti Begaj në Strugë, viziton fshatin ku luftoi Skënderbeu dhe shkollën shqipe: Trashëgimia kulturore dhe arsimi, pasuri që duhen r...

Koka: Korrupsionin dhe krimin e organizuar e pranon edhe ambasada e SHBA...

Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, reagojnë studentët: Fitore, Gjykata vendosi ta shqyrtojë çështjen ...

Nurellari: Pas ‘muajit të mjaltit’, Brukseli do të shtojë presionin ndaj qeverisë Rama

Deputeti Redi Muçi akuzon eurokomisioneren Marta Kos: Mbështetja juaj ndaj Ramës po dëmton reputacionin e BE

Shehaj e Manja “përplasen” për protestën, socialisti: O Gone s'dije shqip në fillim, por për kripto s’ke konkurrencë. Kapri mbron kryetar...





