Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës studentore të 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi syrin.
“Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit.
Edhe miqtë dhe të afërmit e Erjonit kanë publikuar fotografi me të në spital, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Tigri ynë!”, në shenjë mbështetjeje për 28-vjeçarin, i cili është përballur me një periudhë të vështirë pas plagosjes gjatë protestës.
Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, megjithatë, rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes së Vishkullit dhe për të verifikuar dyshimet për përdorim joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit.
Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë Bankës së Shqipërisë, kanë këqyrur vendngjarjen dhe kanë marrë në cilësinë e provës materiale gëzhoja municionesh me plumba gome. Po verifikohen gjithashtu armët dhe municionet e përdorura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Prokuroria synon të përcaktojë me ekspertizë llojin e objektit që e plagosi të riun dhe të identifikojë personin që mund të ketë qëlluar. Hetimi përfshin edhe raste të tjera të personave të dëmtuar gjatë protestës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
29 October14:03
Skandali te konviktet që u kthyen në hotel për "indianët e Wolt"-it, Prokuroria e Tiranës nis hetimet!
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet lidhur me skandalin e strehimit të punëtorëve të huaj të kompanisë "Wolt" n...
AKTUALITET
29 October13:41
Rreth 1000 kandidatë drejt uniformave blu, vijon konkurrimi për Patrullën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku rreth 1000 kandidat...
AKTUALITET
29 October13:22
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës!
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës.
Duke nisur nga dita e sotme, ora 15:00, nafta do të shite...
AKTUALITET
29 October13:11
Universiteti në Korçë vijon bojkotin, auditoret mbeten bosh prej dy javësh
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e procesit mësimor prej dy javësh, në sh...
AKTUALITET
29 October13:02
Aksident i rëndë në Dragostunjë, përfshihen katër automjete
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në Dragostunjë.
Mësohet se në aksident ...
AKTUALITET
29 October12:55
Veliaj nis “grevën” në burgun e Fierit, refuzon ushqimin në shenjë proteste për transferimin nga Durrësi
Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë.
Kryebashkiaku...
AKTUALITET
29 October12:49
Veliaj nuk është në izolim, por në observim/ Ministri Toni Gogu nuk ishte informuar për transferimin e tij
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në dhomën e observimit në burgun e Fierit, pas transferimit nga IEVP Durr&eu...
AKTUALITET
29 October12:39
Aksidentet në punë morën 48 jetë gjatë 2025-ës, ndërtimi dhe minierat më problematikët
Siguria në vendet e punës mbetet një problem shqetësues në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, 48 punëmarrës humbën j...
AKTUALITET
29 October12:19
‘6 mijë dollarë kush qëndron në turma’ - Daily Mail jehonë gjobave arbitrare të qeverisë kundër protestuesve
Tabloidi britanik, Daily Mail i ka bërë jehonë vendimit arbitrar të qeverisë shqiptare për të gjobitur qytetarët që...
AKTUALITET
29 October12:06
Transporti urban kërkon lehtësira nga qeveria: TVSH 6% dhe heqje të akcizës
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kërkon qeverisë përjashtimin e autobusëve të transportit publik, nga taksa e re e qarku...