Transporti urban kërkon lehtësira nga qeveria: TVSH 6% dhe heqje të akcizës
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kërkon qeverisë përjashtimin e autobusëve të transportit publik, nga taksa e re e qarku...
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kërkon qeverisë përjashtimin e autobusëve të transportit publik, nga taksa e re e qarku...
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ndez përplasjet brenda PS-së. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Ble...
Policia ka mbyllur hetimin për vdekjen e Hayden Panettiere pasi një autopsi zbuloi se ajo vdiq aksidentalisht. Aktorja vdiq në gusht pasi u gjet ...
Qeveritë e disa vendeve evropiane dhe aziatike po u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të përgatitur për situata emer...
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dëni...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e seancave plenare, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë n...
Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është kaluar direkt n&eum...
Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa p&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë përsëri se do të donte ta riemëronte Ngushticën e Hormuzit në Ngushtic...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hyrë live në Facebook, pasi kryetari i parlamentit Niko Peleshi i ndërpreu fjalën. Beris...

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kërkon qeverisë përjashtimin e autobusëve të transportit publik, nga taksa e re e qarkullimit, heqjen e akcizës së karburantit dhe aplikimin e një norme të reduktuar të TVSH-së prej 6%.
Propozimet synojnë të kufizojnë rritjen e kostove të operatorëve dhe të garantojnë vijimësinë e shërbimit publik.
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i ka paraqitur qeverisë një paketë propozimesh për lehtësimin e barrës fiskale të sektorit, në kuadër të diskutimeve për Paketën Fiskale 2027. Kërkesat lidhen me taksën e re të qarkullimit, akcizën e karburantit dhe trajtimin e TVSH-së për shërbimin e transportit publik qytetas.
Në lidhje me propozimin për heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe transferimin e saj në një mekanizëm të ri taksimi të automjeteve, shoqata kërkon që autobusët e regjistruar dhe të licencuar për transport publik qytetas të përjashtohen shprehimisht nga detyrimi i ri, nëse ai do të aplikohet si taksë vjetore mbi automjetet.
Sipas shoqatës, taksa aktuale e qarkullimit mbi gazoilin është 32 lekë për litër, pa përfshirë efektin e TVSH-së, duke përbërë një zë të drejtpërdrejtë të kostove të operatorëve. Për këtë arsye, kërkohet që ndryshimi i mekanizmit të mbledhjes së taksës të mos sjellë një barrë të re fiskale për transportin publik.
Propozimi parashikon gjithashtu një dispozitë të posaçme ligjore për përjashtimin e autobusëve, si dhe procedura të thjeshtuara verifikimi përmes licencave, dokumentacionit të mjeteve dhe regjistrave të autoriteteve kompetente.
Kërkohet heqja ose rimbursimi i akcizës
Një tjetër kërkesë e shoqatës lidhet me akcizën e karburantit të përdorur nga operatorët e licencuar të transportit publik qytetas. Përmes ndryshimeve në legjislacionin përkatës, kërkohet krijimi i një regjimi të posaçëm që mundëson përjashtimin nga akciza të gazoilit të përdorur ekskluzivisht për këtë shërbim.
Nëse përjashtimi i drejtpërdrejtë nuk është i mundur, shoqata propozon ngritjen e një mekanizmi rimbursimi për sasitë e dokumentuara të karburantit të konsumuar gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Sipas propozimit, rimbursimi duhet të kryhet çdo muaj ose tremujor, me afate të përcaktuara për shqyrtimin e kërkesave dhe ekzekutimin e pagesave. Përfitimi do të lidhej me faturat fiskale të furnizimit, licencat e transportit, mjetet e regjistruara dhe kilometrat e realizuar sipas programeve të miratuara.
Shoqata argumenton se operatorët e transportit publik nuk mund t’i përshtatin në mënyrë të njëanshme tarifat sipas luhatjeve të çmimit të karburantit, pasi shërbimi funksionon mbi tarifa dhe itinerare të përcaktuara. Për rrjedhojë, rritja e kostove ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të tyre.
Shoqata kërkon gjithashtu shqyrtimin e aplikimit të një norme të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e transportit publik qytetas të udhëtarëve.
Kërkesa vjen në kuadër të propozimeve fiskale që, sipas dokumentit të shoqatës, parashikojnë rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%. Sipas saj, transporti publik duhet të trajtohet si një shërbim me interes të drejtpërdrejtë publik dhe social, duke pasur parasysh rolin që luan në lëvizjen e përditshme të qytetarëve.
Përveç normës së reduktuar, shoqata kërkon vlerësimin e një mekanizmi të posaçëm për trajtimin e TVSH-së mbi karburantin, pjesët e këmbimit, shërbimet e mirëmbajtjes dhe investimet në mjete. Sipas saj, çdo ndryshim duhet të shoqërohet me analizën e së drejtës së kreditimit të TVSH-së së blerjeve, në mënyrë që lehtësimi të ketë efekt real në kostot e operatorëve.
Në rast se norma e reduktuar nuk rezulton e realizueshme ose efektive, propozohet shqyrtimi i një mekanizmi kompensimi buxhetor për kostot shtesë të provuara që mund të lindin nga ndryshimet fiskale./Monitor
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ndez përplasjet brenda PS-së. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Ble...
Pas votimit të projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë dhe tensioneve të regjistruara në sallën e Kuvendit, &eu...
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të enjte në burgun e sigurisë...
Pronarët e automjeteve elektrike do të paguajnë nga viti 2027 një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh, ndërsa p&eum...
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një deklaratë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet e ...
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin ...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është i tillë që të ketë në ambientet e informacionit të Posa&c...
Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet. Për transferimin e tij është firmosur urdhr...
Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila jetonte në zonën e Raguzës, në Itali, është transferuar në nj...
Një sasi e rastësishme plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në Kam&...