AKTUALITET

U plagos në sy nga policia/ Erjon Vishkulli, i nënshtrohet ndërhyrjes në spitalin Gemelli!

Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 28 October 2026, 08:56

U plagos në sy nga policia/ Erjon Vishkulli, i nënshtrohet

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari shqiptar i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, po i nënshtrohet mëngjesin e sotëm një ndërhyrjeje kirurgjikale të specializuar në spitalin universitar Policlinico Gemelli, në Romë. Sipas raportimeve mediatike, operacioni  do të kryhet nga profesori Stanislao Rizzo, një prej emrave të njohur të oftalmologjisë në Itali.

Vishkulli u transferua drejt spitalit Gemelli mëngjesin e së martës, më 27 tetor, pas trajtimit dhe konsultimeve mjekësore në Itali. Vendimi për vijimin e trajtimit në këtë strukturë erdhi në kuadër të nevojës për një ndërhyrje të specializuar, për shkak të natyrës delikate të dëmtimit të syrit.

U plagos në sy nga policia/ Erjon Vishkulli, i nënshtrohet

Kush është Profesori Stanislao Rizzo?

Prof. Stanislao Rizzo është mjek kirurg i specializuar në oftalmologji dhe profesor ordinar në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë në Romë. Ai drejton Njësinë Operative të Oftalmologjisë në Policlinico Gemelli, një prej strukturave universitare dhe spitalore të njohura të Italisë.

 Rizzo përfundoi studimet në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Firences më 9 korrik 1981, me vlerësimin maksimal  akademik. Në vitin 1986 përfundoi specializimin në Oftalmologji, po në Universitetin e Firences.

Karriera e tij përfshin disa dekada veprimtari klinike, kërkimore dhe akademike në fushën e sëmundjeve të syrit dhe kirurgjisë okulistike. Ai ka punuar në institucione të ndryshme shëndetësore në Itali, përfshirë klinikat universitare në Katania, Piza dhe Firence, përpara se të merrte drejtimin e njësisë së oftalmologjisë në Gemelli.

Një nga fushat kryesore të aktivitetit të profesor Rizzos është kirurgjia vitreoretinale, që përfshin trajtimin kirurgjikal të patologjive të retinës dhe të trupit qelqor të syrit. Ai ka përvojë të gjerë në ndërhyrje komplekse okulistike dhe në zhvillimin e teknologjive të reja për trajtimin e sëmundjeve të shikimit.

Aktiviteti i tij shkencor përfshin gjithashtu kërkime mbi retinën artificiale dhe teknologjitë që synojnë rikthimin e pjesshëm të funksionit pamor te pacientët me sëmundje të rënda të retinës. Në vitin 2013, ai u vlerësua me çmimin “Innovative Surgeon of the Year”, ndërsa në vitin 2017 mori një vlerësim nga American Academy of Ophthalmology për pjesëmarrjen e tij shumëvjeçare në aktivitetet shkencore të organizatës.

Policlinico Gemelli, strukturë e specializuar për trajtimin e patologjive të syrit

Njësia e Oftalmologjisë në Policlinico Gemelli disponon personel të specializuar dhe kapacitete diagnostikuese e terapeutike për trajtimin e patologjive të ndryshme okulistike. Sipas informacionit zyrtar të spitalit, struktura merr pjesë edhe në studime klinike ndërkombëtare që lidhen me teknologjitë e reja për retinën, terapitë gjenike dhe trajtimet e sëmundjeve degjenerative të syrit.

Në rastin e Erjon Vishkullit, rëndësia e ndërhyrjes lidhet me natyrën delikate të dëmtimit dhe nevojën për një vlerësim të specializuar të strukturave të syrit. Megjithatë, shkalla e rikuperimit të shikimit dhe prognoza afatgjatë do të varen nga dëmtimet konkrete dhe nga vlerësimi i ekipit mjekësor.

Erjon Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë më 24 tetor. Ai mori fillimisht ndihmën mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, përpara se të dërgohej në Itali për trajtim të mëtejshëm.

Në ditët pasuese, i riu u trajtua në spitalin San Carlo në Romë dhe iu nënshtrua konsultimeve të specializuara në Gemelli. Pas vlerësimit të rastit, ai u transferua sërish drejt kësaj strukture për ndërhyrjen e planifikuar.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te operacioni dhe te mundësitë e rikuperimit të syrit të dëmtuar. Familjarët dhe të afërmit e tij presin rezultatet e trajtimit, ndërsa një përditësim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit do të jetë vendimtar për të kuptuar ecurinë e mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?