Një kthesë e minutave të fundit mund të rikthejë Jonida Vokshin në skenën e “Big Brother VIP Kosova”. Sipas informacioneve, moderatorja pritet t’i bashkohet sërish Alaudin Hamitit në prezantimin e edicionit të pestë, megjithëse më herët kishte njoftuar largimin.
Deri në momentet e fundit, drejtuesit e televizionit dhe produksioni mësohet se kanë diskutuar disa alternativa për moderimin. Sipas këtyre informacioneve, Jonida fillimisht nuk ishte pjesë e planeve, ndërsa një nga mundësitë e shqyrtuara ishte Bora Zemani. Emri i Borës është përmendur edhe në raportimet mediatike, por pa një konfirmim zyrtar për një marrëveshje me produksionin.
Mosrealizimi i kësaj alternative me angazhimet e Borës ndaj Top Channel dhe thuhet se televizioni nuk e ka lejuar të bëhet pjesë e BBVK-së.
Pas diskutimeve për mundësinë që Alaudini ta drejtonte i vetëm spektaklin, alternativa e fundit duket se është rikthimi i dyshes së njohur. Një prezantim vetëm nga Hamiti ishte raportuar më herët edhe nga media të tjera, duke iu referuar burimeve të tyre. Rikthimi i Jonidës përbën një ndryshim nga vendimi që ajo bëri publik në fund të gushtit.
Pas katër edicionesh, moderatorja kishte njoftuar se këtë sezon do ta ndiqte spektaklin nga ana tjetër e ekranit, duke shpjeguar nevojën për të ngadalësuar ritmin dhe për t’iu kushtuar më shumë familjes. Tashmë, situata duket se ka ndryshuar dhe formula me dy prezantues është rikthyer njësoj si 4 sezonet e kaluara.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
27 October20:29
“A jam budallaqe që e lashë këtë parajsë?”/ Vesa Luma kujton me nostalgji jetën në Zelandën e Re
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka ndarë me ndjekësit një moment nga Zelanda e Re, duke e shoqëruar me një mbishkr...
SHOWBIZ
27 October20:28
Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t'i bashkohet edhe Beyoncé?
Reperi dhe sipërmarrësi amerikan Jay-Z do të performojë në shfaqjen e pushimit të Super Bowl LXI, që do të zhvillohet m&...
SHOWBIZ
27 October20:14
Sara ngre alarmin për “gripin e syve”: Ja çfarë po përjeton familja e saj
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa pamje të syrit të saj, duke zbulua...
SHOWBIZ
27 October18:09
Kylie Jenner pozon pa të brendshme vetëm me pallto në një fushatë provokuese për markën e saj Khy
Kylie Jenner ka mahnitur me foto-sesionin e fundit për linjën e re të veshjeve. Sipërmarrësja 29-vjeçare, e cila së fundmi...
SHOWBIZ
27 October16:40
“Veç për famë s’jam martuar”/ Eronita reagon ndaj paragjykimeve për martesën me Bleron, zbulon mesazhin e tij te parë
Historia e dashurisë mes Eronitës dhe Bleros nisi me një mesazh të shkurtër, por mjaft kurioz. Bashkëshortja e këngëtari...
SHOWBIZ
27 October15:54
Lotina publikon për herë të parë Mozzik me djalin e tyre
Lotina Haziri ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ëmbla të jetës së saj si nënë, duke publikuar...
SHOWBIZ
27 October15:48
“Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm se e kërkon shoqëria”, Arbenita shpërthen pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për mb...
SHOWBIZ
27 October15:06
Përplasje mes Elton Tozajt dhe Rezarta Shkurtës, gazetari përmend ish-martesën e Ermal Hoxhës: E di ti shumë mirë
Përplasja mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe Elton Tozajt është zhvendosur në rrjetet sociale, ku të dy kanë shkëmb...
SHOWBIZ
27 October15:04
BBVK 5 nis me një ndryshim të madh, Alaudin Hamiti zbulon çfarë po ndodh në prapaskenë
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” do të vijë me një studio krejtësisht të re. Vetëm pak ditë para ...
SHOWBIZ
27 October09:25
Surprizë në Super Bowl 2027, Jay-Z do të performojë në skenën madhështore të NFL-së
Reperi amerikan, Jay-Z, do të performojë në Super Bowl 2027, i cili do të mbahet më 14 shkurt në stadiumin SoFi, në Inglewood...