130 familje në rrezik nga ujërat e zeza në Astir, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
Rreth 130 familje që jetojnë në pallatin “Lorena 6”, në rrugën Stefan Shundi, në zonën e Astirit në Tiran&e...
Rreth 130 familje që jetojnë në pallatin “Lorena 6”, në rrugën Stefan Shundi, në zonën e Astirit në Tiran&e...
Fshirësi i rrugëve që fitoi 168 milionë euro në EuroMillions në Belgjikë ka frikë për jetën e tij HLN Që...
Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 01:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi kon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se mbështetja e tij për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi ndjeshëm në rez...
Nga Beogradi në Tiranë, mijëra të rinj po dalin në rrugë kundër korrupsionit, kushteve të dobëta në arsim, mun...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Prezë-Vorë. Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasoj...
Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij, Ulian Barjami. C...
Përplasja mes këngëtares Rezarta Shkurta dhe Elton Tozajt është zhvendosur në rrjetet sociale, ku të dy kanë shkëmbyer deklarata lidhur me të kaluarën e artistes, martesën e saj me Ermal Hoxhën dhe njohjen me Ergys Agasin.
Gjithçka nisi pasi Tozaj pretendoi se Rezarta kishte qenë shkak për ndarjen e Ermal Hoxhës nga bashkëshortja e parë. Ai ngriti gjithashtu pretendime për marrëdhënien intime të këngëtares me ish-shoqen e saj të ngushtë dhe për kontaktet e saj me Ergys Agasin.
Rezarta iu përgjigj publikisht deklaratave, duke i cilësuar si thashetheme dhe duke sqaruar versionin e saj për ngjarjet e përmendura.
Për martesën e mëparshme të Ermal Hoxhës, këngëtarja deklaroi se e kishte njohur atë pasi ishte ndarë nga bashkëshortja e parë dhe kishte përfunduar edhe një lidhje tjetër.
“Ermalin e njoha kur ishte i ndarë. Madje, jo vetëm që ishte ndarë nga ish-gruaja, por kishte përfunduar edhe një lidhje tjetër pas saj. Pra, kur unë hyra në histori, disa kapituj ishin mbyllur tashmë!”, shkroi Shkurta.
Por Elton Tozaj iu kundërpërgjigj, duke pretenduar se një e afërme e tij kishte qenë e martuar me Ermal Hoxhën dhe se këngëtarja ishte në dijeni të rrethanave të asaj marrëdhënieje.
“Pashë një reagim që kishte hedhur poshtë lajmet e mia. Bashkë njihemi që në vitin 2000, kemi pas dalë bashkë. E afërmja ime, dikur ka qenë e martuar me burrin tënd të sotëm, s’ka qenë e ndarë. S’ka patur lidhje paralele. E di ti shumë mirë”, deklaroi Tozaj.
Një tjetër temë e debatit ishte njohja e Rezarta Shkurtës me Ergys Agasin. Këngëtarja konfirmoi se e njihte prej fëmijërisë, por mohoi të kishte pasur takime personale me të kohët e fundit.
“Ergysin e njoh që nga kopshti dhe kemi qenë bashkë në shkollë fillore deri në klasën e tetë. Më vonë kemi komunikuar në telefon, bashkë me familjarë të tij, për realizimin e seteve fotografike familjare të familjes së tij. Megjithatë, prej asaj kohe nuk jemi takuar personalisht.”
Shkurta e shoqëroi reagimin edhe me një koment ironik për kritikat që ka marrë lidhur me këtë njohje.
“Nuk e dija që për të pasur miq duhej edhe certifikatë pastërtie nga opinioni publik!”, shkroi këngëtarja.
Ajo reagoi gjithashtu për thashethemet që kanë qarkulluar ndër vite rreth këngës së saj “Budallaçkë e vogël”. Sipas Shkurtës, janë përhapur dy versione të ndryshme: njëri pretendonte se kënga ishte realizuar pasi ajo kishte zbuluar një tradhti mes bashkëshortit dhe shoqes së saj, ndërsa tjetri aludonte për një marrëdhënie intime mes këngëtares dhe shoqes.
“Këtu kemi DY versione të ndryshme të fantazisë!”, shkroi ajo, duke iu referuar dy pretendimeve.
Pas reagimeve të këngëtares, Tozaj publikoi një tjetër deklaratë, ku përmendi edhe marrëdhëniet familjare të Ermal Hoxhës.
“Mund të bësh njerëzit ‘budallenj’, mund të gënjesh njerëzit por nuk gënjen dot një fëmijë që është djali i atij burrit që ti ke sot në krah dhe vëllai i vajzës tënde. Nuk gënjen dot! Mos kujto se ka njerëz që nuk të njohin!”, deklaroi Elton Tozaj.
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” do të vijë me një studio krejtësisht të re. Vetëm pak ditë para ...
Reperi amerikan, Jay-Z, do të performojë në Super Bowl 2027, i cili do të mbahet më 14 shkurt në stadiumin SoFi, në Inglewood...
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar ashpër pas rastit të fundit të vrasjes së Arlinda Sylaj - Zekajt në Pej&eu...
Pas reagimit të zëvendësministrit Erlind Sulo, i cili mohoi pretendimet për një video intime ku përmendej edhe ish-banorja e &ldqu...
Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku komentoi fotografinë e Elvana ...
“Big Brother VIP Kosova” pritet të vijë me risi në edicionin e ri, si në panelin e opinionistëve, ashtu edhe në drejti...
Sipas gazetës britanike “The Sun”, në letër Meghan i kishte komunikuar gjithashtu se kjo do të ishte hera e fundit që do t&...
Numan Ajeti është shitur në Belgjikë, ndërsa transferimi do të zyrtarizohet në merkaton e dimrit. Kjo është lë...
Moderatorja Neda Balluku ka ndarë një mesazh thellësisht emocional për dy djemtë e saj, Zain dhe Serzhin, duke rrëfyer publikisht ...
Një fotografi e papritur ka bërë bashkë dy emra të njohur të muzikës, këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe repere...