Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
BOTA

Zbardhet pas 40 vitesh vrasja tronditëse e vajzës së vogël, tani nën akuzë janë prindërit

Në gjykatën e Blois në Francë ka nisur gjyqi ndaj prindërve të Inass Touloub, vajzës 4-vjeçare e cila u gjet e vdekur dhe e gjymtuar në një autostradë në vitin 1987

P
Piranjat 3 November 2026, 18:57 · 4 min lexim
Zbardhet pas 40 vitesh vrasja tronditëse e vajzës së vogël,

Në gjykatën e Blois në Francë ka nisur gjyqi ndaj prindërve të Inass Touloub, vajzës 4-vjeçare e cila u gjet e vdekur dhe e gjymtuar në një autostradë në vitin 1987. Ky proces gjyqësor zhvillohet 39 vjet pas ngjarjes, duke shënuar një nga kapitujt më të gjatë të hetimeve të krimeve të pazgjidhura në historinë franceze.

Në bankën e të pandehurve u paraqitën nëna, Halima El Bakhti (72 vjeç), e akuzuar për torturë dhe akte barbare që rezultuan në vdekjen e vajzës, si dhe babai, Ahmed Touloub (74 vjeç), i akuzuar për bashkëpunim. Të dy përballen me dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjatë mbërritjes në seancë, dy të pandehurit u shfaqën veçmas. Nëna kishte mbuluar fytyrën me shall, ndërsa babai u ngjit në shkallët e gjykatës me ndihmën e një bastuni. Jashtë ndërtesës, aktivistë të kolektivit Mouv’Enfants vendosën banderola me thirrjen “Drejtësi për Inass” dhe fotografi të të voglës.

Zbulimi i ngjarjes më 1987 dhe kërkimet ndërkombëtare

Zbulimi i trupit daton më 11 gusht 1987, kur punëtorët e autostradës A10 gjetën trupin e gjymtuar të vogëlushes në një hendek pranë Suèvres, midis Orléans dhe Tours. Trupi mbante shenja të shumta dhune, përfshirë djegie dhe kafshime, çka bëri që media ta pagëzonte viktimën si “martirja e vogël e A10”.

Për shkak se askush nuk kishte raportuar zhdukjen e saj, xhandarmëria franceze ndërmori një nga fushatat më të mëdha të kërkimit. U shpërndanë të dhëna dhe përshkrime në mbi 30 shtete. Fotografia e saj u vendos në 65,000 shkolla dhe 30,000 bashki.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, hetimet nuk patën sukses dhe dosja u mbyll dy herë, përkatësisht në vitin 1991 dhe 1997.

Kthesa me testimin e ADN-së dhe zbardhja e dosjes

Zgjidhja e çështjes erdhi në vitin 2018. Gjatë një hetimi tjetër për një çështje përdhunimi, analizimi i ADN-së së vëllait të viktimës rezultoi se kishte përputhshmëri të plotë gjenetike me gjurmët e gjetura në rrobat e 4-vjeçares dhe në batanijen me të cilën ishte mbështjellë. Kjo u mundësoi hetuesve të identifikonin viktimën si Inass Touloub dhe të arrestonin prindërit e saj në qershor të atij viti.

Gjatë marrjes në pyetje, prindërit mohuan përgjegjësinë për dhunën fatale duke akuzuar njëri-tjetrin. Procesi gjyqësor u shty për disa vite me radhë për shkak të rekursit ligjor, derisa në shtator 2024 Gjykata e Kasacionit i hap rrugën përfundimisht gjykimit.

Raphael Pilleboue, ish-kryetar i bashkisë Suèvres — ku vogëlushja prehet dhe banorët vendosin rregullisht lule mbi varrin e saj — u shpreh lidhur me nisjen e gjyqit:

“Më në fund! Kjo është dita e madhe e një gjyqi që e kemi pritur kaq gjatë. Ka ardhur koha për të sjellë drejtësi për këtë vajzë të vogël që ka vuajtur kaq shumë.”

Gjyqi në Blois është parashikuar të vijojë deri më 18 nëntor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.