Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pa vëllanë e tij kur e kërcënuan dhe ndërhyri, por u vra, detaje nga ngjarja e rëndë Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, autoritetet kryejnë kontrolle, gjenden sende të ndaluara “Hetim për dhunën policore”/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut me tri kërkesa në mbësh... Metani: Rama e di si funksionon oktapodi i krimit, gjithçka kalon nga ai Trump, Xi dhe Putin në një takim historik trepalësh në Kinë, nis samiti në Shenzhen Fronti pazakontë! Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët luftojnë në tubacionin e vjetër sovjetik t... Dosja në SPAK 3.6 mld lekë të zhdukura nga posta e Durrësit, auditi financiar që zbuloi ‘gropën’ e frikshme... ‘Njerëzit e këqij nuk bëjnë dot punë të mira’, Alizoti: Buxheti i shtetit në dorë të hajdutëve rekordmenë... Aktivistë shqiptarë në Gjermani i drejtohen Bundestagut, tri kërkesa për protestat në Tiranë “Lava” radioaktive e Çernobilit, shkencëtarët zbulojnë sekrete të reja pas 40 vitesh! Çfarë fshihet brenda ... Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni Projektligji i ri për duhanin, ndalohet pirja 10 metra pranë shkollave e spitaleve, gjoba deri në 5 milionë...
AKTUALITET

Pa vëllanë e tij kur e kërcënuan dhe ndërhyri, por u vra, detaje nga ngjarja e rëndë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri kallashnikov e Valter Fjerzës në fshatin “Hot i Ri”, në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës,...

P
Piranjat19 November 2026, 10:03 · 4 min lexim
Pa vëllanë e tij kur e kërcënuan dhe ndërhyri, por u

Elton Qyno Syri.net/

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri kallashnikov e Valter Fjerzës në fshatin “Hot i Ri”, në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës, për të cilën pak ditë më parë policia kriminale e Shkodrës arrestoi njërin nga autorët e vrasjes, Luçian Mëhilli.

Tashmë ky i fundit është lënë në masën e “Arrestit në burg” nga gjykata, pasi prokurori i çështjes, Pierind Çukaj, e akuzon Mëhillin për 3 vepra të rënda penale si “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Gazetari Elton Qyno ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të kësaj vrasjeje, duke zbuluar detaje të reja të konfliktit mes të rinjve që pasoi me vrasjen me plumb në kokë të Valter Fjerzës.

Fillimisht sherri ka nisur mes Klodian Mëhillit, tashmë i pandehur, dhe Klevis Fjerzës, vëllait të Valterit. Shkak është bërë parkimi i një automjeti që më pas çoi Klodian Mëhillin në vendosjen e pistoletës në gjoksin e Klevis Fjerzës.

Kjo ka sjellë agravimin e situatës, duke futur palët në përleshje. Në dosjen hetimore thuhet se ngjarja është regjistruar më 21 shtator 2023, rreth mbrëmjes, në orën 21:35, në fshatin “Hoti i Ri”, tek vendi i quajtur “Rruga e Kishës”.

Klevis Fjerza, ndodhej nën shoqërinë e Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, fillimisht kanë debatuar për motive të dobëta (punë parkimi automjetesh) me Klodjan Mëhillin, pasi kanë shkuar tek lokali që kishte marrë me qira për t’i kërkuar të lëvizte automjetin tip “Jeep”, që sipas Klevis alias Kol Fjerza e kishte parkuar në tokën e tij.

Klodjan Mëhilli, pasi ka pranuar, duke i thënë se do ta lëvizte, pasi kishte dalë nga lokali që kishte me qira prej rreth 20 ditësh bashkë me vëllain, Luçian Mëhilli, i cili ishte po ashtu në lokal, ka shkuar në cepin e lokalit që kishte me qira dhe ka marrë një armë, pistoletë, pranë një shkurreje, të cilën e mbante të fshehur prej disa ditësh.

Në konflikt e sipër, Klodjan Mëhilli ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë, të cilën, pasi e ka mbushur, ia ka vendosur në gjoks Klevis Fjerzës dhe i ka thënë: “…ik se të vras…”. Por menjëherë Fjerza ka reaguar duke u përleshur fizikisht me Klodjan Mëhillin.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dy kushërinjtë e Klodian Mëhillit, Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e armës që mbante Klodjan Mëhilli, armë të cilën, sipas tyre, e kanë hedhur diku rreth 50-60 metra larg vendit të ngjarjes.

Sipas dëshmisë së tyre, armën e kanë hedhur me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë.

Ndërkohë, në lidhje me këtë konflikt e sipër, ka marrë dijeni viktima Valter Fjerza, i cili ndodhej në banesë (rreth 200 metra larg nga vendi i ngjarjes). Valter Fjerza, pas marrjes dijeni për konfliktin e vëllait të tij Klevisit, menjëherë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes me automjetin e llojit fuoristradë, të markës “Nissan Navara”.

Sipas deklarimeve, Klodjan Mëhilli ka marrë një armë tjetër automatike, të cilën e mbante në një automjet fuoristradë “Jeep” që ishte e parkuar, në posedim të tij, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit “Nissan” që drejtohej nga Valter Fjerza dhe, si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke vdekur në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.