8 të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre protestues, efektivë policie dhe gazetarë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues. Ministria raporton se të gjithë janë […]

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë bilancin paraprak të personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues. Ministria raporton se të gjithë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël, ndërsa po marrin trajtim në urgjencë.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është paraqitur asnjë person i lënduar deri në momentin e raportimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta te Kryeministria, policia me skuadra me motorë

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Shkodër, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, disa qytetare të lënduar

Protestuesit avancojnë drejt Kryeministrisë, autobotët e policisë tërhiqen drejt perimetrit të sigurisë

Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës

Përshkallëzohen përplasjet para Kryeministrisë/ Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve, qytetarët përgjigjen me molotovë. Autobot...

Festa e Flamurit/ Ditmir Bushati: Ky 114-vjetor vjen në një momenti zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë

“Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”/ I riu thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Interesat e kombit mbi ato të partive!...





