“Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”/ I riu thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Interesat e kombit mbi ato të partive!
Një i ri pjesëmarrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestuesve në shesh, duke theksuar se interesat kombëtare duhet të jenë mbi ato partiake. Në një prononcim për News24 gjatë tubimit, ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ishte e pritshme dhe se shqiptarët po […]

Një i ri pjesëmarrës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestuesve në shesh, duke theksuar se interesat kombëtare duhet të jenë mbi ato partiake.
Në një prononcim për News24 gjatë tubimit, ai u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve ishte e pritshme dhe se shqiptarët po tregojnë se interesat e kombit janë më të rëndësishme se ato të partive politike.
Ai iu drejtua veçanërisht qytetarëve që ndodhen ende në kafene apo në shtëpitë e tyre, duke i ftuar të marrin kafen me vete dhe të dalin në shesh.
“Ishte e pritshme që do të ishte plot sot. Shqiptarët e treguan që interesat e kombit janë më të rëndësishme se interesat e partive. Ata që janë ende në kafene dhe në shtëpi, të na bashkohen. Ata që janë në kafe, ta marrin kafenë në dorë dhe të vijnë në shesh”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sheshi “Skënderbej” i tejmbushur me protestues, shpaloset banderola gjigande: Shqipëria do të rrojë për të për të luftojmë ne!

Nga rrogat e Tiranës tek banka në Ukrainë/ Si paratë e shqiptarëve mbajnë në këmbë Iute-n

“Shqipëria nuk shitet”/ Pankartat në protestën kombëtare, qytetarët ironi me deklaratat e Ramës në Asamble

“Shteti drejtohet nga ata që rebelohen kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Zotit”/ Edhe artistët pjesë e protestës, Zhaku: Vendosmëria dhe ...

2 mijë efektivë në terren dhe postoblloqe! “Blindohet” Kryeministria, ministritë dhe selia e PS, qytetarët denoncojnë: Sapo na shohin me ...

Nga misri me aflatoksinë te ushqimi i pasigurt/ Bllokohen 88.9 tonë produkte, gjobiten “Pronatyra treg” dhe “Redian Dobruna

“28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është nëntori i tretë

114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë





