Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jash... “Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”/ I riu thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Interesat e k... Nga rrogat e Tiranës tek banka në Ukrainë/ Si paratë e shqiptarëve mbajnë në këmbë Iute-n “Shqipëria nuk shitet”/ Pankartat në protestën kombëtare, qytetarët ironi me deklaratat e Ramës në Asamble... Ish-ushtari britanik që iu bashkua ushtrisë ruse: Londra po përgatitet për luftë me Moskën Alarm për dron në aeroportin e Këlnit në Gjermani, pezullohen përkohësisht fluturimet 2 mijë efektivë në terren dhe postoblloqe! “Blindohet” Kryeministria, ministritë dhe selia e PS, qytetarët ... Nga misri me aflatoksinë te ushqimi i pasigurt/ Bllokohen 88.9 tonë produkte, gjobiten “Pronatyra treg” dhe... “28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është n... 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë... 28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjell... Erion Veliaj uron 28-29 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur Flamurin Kuqezi...
KOSOVA

Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me kryesinë e partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në

P
Piranjat28 November 2026, 11:50 · 2 min lexim
Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me kryesinë e partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të dëshmorëve, në Ditën e Flamurit.

Çitaku para mediave ka uruar 28 Nëntorin për të gjithë shqiptarët, duke thënë se kjo datë përfaqëson një festë të shumëfishtë për kombin shqiptar. Ajo ka theksuar se Prekazi, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë themelet e lirisë së Kosovës, ndërsa shtetin e pavarur e ka cilësuar si kryeveprën e komandantit legjendar.

“Nga Prekazi legjendar u uroj 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. 28 nëntori është festë e shumëfishtë. Është dita e flamurit, dita e Shqipërisë, e pavarësisë së Shqipërisë, dalja e parë publike e ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar.

Sa herë që kemi nevojë për energji, për frymëzim, rrugët na sjellin në Prekaz. Prekazi, Adem Jashari, UÇK-ja janë themelet e lirisë sonë. Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane është kryevepra e komandantit legjendar Adem Jashari.

Lufta për liri përfaqëson shkallën më të lartë të vetëdijes. Lufta për liri nuk është krim. Shteti i pavarur i Kosovës nuk është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Edhe sot u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të rrinë të bashkuar, edhe më të bashkuar se sa që janë, në mbrojtje të vlerave më sublime që i kemi krijuar si komb. Edhe njëherë, urime 28 nëntori”, tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.