AKTUALITET
Protesta te Kryeministria, policia me skuadra me motorë

Policia e Shtetit ka angazhuar edhe skuadra me motorë gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet këtë 28 Nëntor në Tiranë.
Siç shihet edhe në pamje, efektivët janë të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome.
Burime bëjnë me dije se ndaj qytetarëve është qëlluar me plumba gome, plumba të cilat janë përdorur nga policia edhe në protestat studentore ku kanë mbetur të lënduar dhe me shenja në trup dhjetëra të rinj.
Skuadrat me motorë janë pjesë e forcave policore të dislokuara në terren, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e protestës dhe përballimin e situatave të mundshme të tensionuara.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Shkodër, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, disa qytetare të lënduar

Protestuesit avancojnë drejt Kryeministrisë, autobotët e policisë tërhiqen drejt perimetrit të sigurisë

Tensionet në protestë, lëndohet një qytetar, kërkohet ndihma e autoambulancës

Përshkallëzohen përplasjet para Kryeministrisë/ Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve, qytetarët përgjigjen me molotovë. Autobot...

Festa e Flamurit/ Ditmir Bushati: Ky 114-vjetor vjen në një momenti zgjimi qytetar në Shqipëri e diasporë

“Merreni kafen në dorë dhe ejani në shesh”/ I riu thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Interesat e kombit mbi ato të partive!...

Sheshi “Skënderbej” i tejmbushur me protestues, shpaloset banderola gjigande: Shqipëria do të rrojë për të për të luftojmë ne!





