Aktivistë shqiptarë në Gjermani i drejtohen Bundestagut, tri kërkesa për protestat në Tiranë
Aktivistë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë i janë drejtuar katër grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, në mbështetje të

Aktivistë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë i janë drejtuar katër grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, në mbështetje të protestave në Tiranë dhe të asaj që e cilësojnë si “Revolucioni Flamingo”.
Përmes një kërkese drejtuar përfaqësuesve politikë gjermanë, aktivistët kërkojnë angazhimin e institucioneve të Gjermanisë për të monitoruar zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht lidhur me të drejtën për protestë, raportimet për dhunë policore dhe respektimin e të drejtave themelore.
“Ne, aktivistë nga qytete të ndryshme nga Diaspora Shqiptare në Gjermani, në mbështetje të Protestave në Tiranë dhe të Revolucioni Flamingo, i jemi drejtuar sot katër Grupeve Parlamentare në Bundestag-un Gjerman.
Tri kërkesat tona drejtuar Bundestagut gjerman:
-Qëndrim publik: Të mbështesë të drejtën për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë hetim të pavarur për shkeljet e raportuara.
-Veprim parlamentar: Të kërkojë llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe angazhimit të Komisionit për Çështjet Evropiane, duke përfshirë hetimin e pavarur, mbrojtjen e të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimin e kufizimeve të reja mbi të drejtën e protestës.
-Presion politik në nivel evropian: Të kërkojë një qëndrim të qartë të qeverisë gjermane në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke kushtëzuar përparimin me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës”,- thuhet në reagim.
Lexo edhe
POLITIKE
Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni

“Buxheti nuk u shërben qytetarëve, Rama tallet me pensionistët”, Artan Hoxha: Opozita duhej të çmontonte propagandën në Kuvend sot...

Tabaku zbulon votën e PD-së për buxhetin: Refuzuam propagandën bajate të Ramës

Dhuna ndaj të riut në komisariat, Shehaj: Në spital e kapën të njëjtët që ishin në dhomën ku u rrah! E morën zvarrë nga krevati për…...

VIDEO/ Kur Rama në opozitë i quante gjobat “poshtërsi”: Duan të trembin njerëzit





