Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni Projektligji i ri për duhanin, ndalohet pirja 10 metra pranë shkollave e spitaleve, gjoba deri në 5 milionë... SHBA po shqyrton sulmin e përbashkët me Izraelin ndaj Iranit, Netanyahu kërkon fushatë bombardimesh 7-ditor... Sulmohet sërish Ura e Krimesë, ndërpritet trafiku! Goditja e dytë brenda 48 orëve Miratohet në parim Buxheti 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve në Kuvend Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026 Master në Itali, doktoraturë në Gjermani; Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat Horoskopi/ Surpriza në dashuri, mundësi të reja në punë dhe vendime të rëndësishme për këto shenja Vlora Hyseni hetohet për tradhti ndaj atdheut 'Krejt radarët i fik për ty', Mesazhet kompromentuese të Vlora Hysenit me Ergys Agasin. Ja si përfshihet Ge... “Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th...
POLITIKE

Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se projektbuxheti 2027 është në fakt një buxhet elektoral

P
Piranjat19 November 2026, 08:52 · 1 min lexim
Bylykbashi: Ky është buxhet elektoral! Ulni taksat e fitimit, rrisni

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se projektbuxheti 2027 është në fakt një buxhet elektoral. Gjatë diskutimit në Kuvend, pr.buxhetit 2027, Bylykbashi theksoi se modeli me të cilin do të shpërndahen të ardhurat e tregon këtë gjë.

Sipas tij, qeveria po i përdor fondet publike për interesa politike dhe jo në funksion të qytetarëve.

“Ulni taksat e fitimit, rrisni dividendin, rrisni taksat dhe talleni me idenë se po ulni taksën për ushqimet e shportës. Ndërkohë, oligopoli i rrit çmimet me WhatsApp”, u shpreh Bylykbashi.

Sipas tij, buxheti i vitit 2027 nuk pasqyron një model zhvillimi që vendos në qendër interesin publik, por vijon një mënyrë administrimi ku fondet publike përdoren për të ruajtur pushtetin dhe për të favorizuar interesa të caktuara.

“Historia është midis së mirës publike dhe pronës private të ‘perandorit’. Kjo është edhe historia midis buxhetit publik dhe buxhetit që ky kryeministër e konsideron pronën e vet. Por nuk janë paratë e tij, janë paratë e njerëzve”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.