Aktorja turke përfshihet në një përleshje fizike, publikohen pamjet e sherrit në mes të rrugës

Aktorja turke Melisa Döngel është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, pasi në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e një përleshjeje fizike ku ajo shfaqet në mes të rrugës, duke u konfliktuar me një grua tjetër.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Arnavutköy, ndërsa videoja tregon momentet e tensionuara mes dy grave. Në pamje, aktorja shihet duke u përleshur me gruan përballë saj, ndërsa personat e pranishëm ndërhyjnë vazhdimisht në përpjekje për t'i ndarë. Megjithatë, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi të pranishmit hasin vështirësi për t'i qetësuar.
Ajo që e bëri edhe më të komentuar këtë ngjarje ishte reagimi i vetë Melisës, e cila ishte pyetur më herët nga gazetarët për lajmet rreth përleshjes. Pa e mohuar drejtpërdrejt atë që kishte ndodhur, aktorja zgjodhi të përgjigjej në mënyrë të paqartë: “Mund të ketë ndodhur, mund edhe të mos ketë ndodhur.”
Por këtë herë, pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë rikthyer vëmendjen te incidenti, duke bërë që emri i saj të diskutohet gjerësisht në mediat turke.
Melisa Döngel është e njohur për pjesëmarrjen në disa produksione televizive, ndërsa ndër rolet e saj të spikatura është edhe ai i Leyla-s në serialin “Kusursuz Kiracı”.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar

Rrëfimet e pazakonta të Macronit: Gjyshja që i kontrollonte jetën dhe dashuria me mësuesen 24 vite më të madhe

Pse Edita u përlot në dhomën e rrëfimeve? Biseda me Shqiponjën zbulon gjithçka!

“U vesh me të brendshmet më seksi”/ Modelja turpëron Cole Palmer: Më largoi nga hoteli sepse donte...

Gjesti merr vendimin e papritur për fansat, zbulon rrugëtimin e ri dhe takimin e madh

Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet

Jonida Maliqi përplaset live me psikologen Anjeza Dishnica: Me the im bir nuk do të bëhet kurrë, i ke parë fëmijët si bankomat

Egli Tako gati për rikthimin në “Big Brother”? Zbulohet oferta që ish-banorja ka marrë





