Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm
POLITIKE

‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar në një intervistë për SYRI TV, me Edvin Parrucën, mënyrën se si qeveria e Edi Ramës administron paratë publike, në kuadër të...

P
Piranjat16 November 2026, 14:55 · 5 min lexim
‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar në një intervistë për SYRI TV, me Edvin Parrucën, mënyrën se si qeveria e Edi Ramës administron paratë publike, në kuadër të buxhetit të ri prej 10 miliardë eurosh që pritet të miratohet.

Zhupa deklaroi se pas propagandës për shifra të mëdha fshihet një tjetër mekanizëm për abuzim me paratë e qytetarëve, duke kujtuar aferat që kanë përfunduar në hetimet e SPAK-ut dhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare.

Ajo paralajmëroi se buxheti i ri do të rëndojë më tej qytetarët dhe bizneset përmes taksave, ndërsa paratë e mbledhura nuk përkthehen në shërbime më të mira publike. Sipas Zhupës, fondet publike rrezikojnë të përdoren për pasurimin e qeveritarëve dhe për interesa elektorale të Ramës dhe vartësve të tij, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Zhupa: Buxheti siç ju e thatë me të drejtë është gjithmonë i veshur me propagandë të bukur me një fjongo interesante por në fakt ky buxhet ka një thelb. E para me njërën dorën jep pak, me tjetrën merr shumë. Bëhet fjalë për një buxhet, që edhe pse në shifrat 10 miliardë euro bëhet fjalë për një buxhet që do menaxhohet nga Edi Rama dhe qeveria e tij. E them këtë sepse qartësisht, 13 buxhetet e shkuara janë abuzuar, janë vjedhur, janë bërë çështje SPAK-u, çështje të Gjykatës Kushtetuese, çështje të raporteve të BE dhe nuk janë përkthyer në shërbime më të mira për qytetarët, në arsim më të mirë për qytetarët, në shëndetësi më të mirë për qytetarët, në kuluturë më të mbështetur për shtetin shqiptar. Kemi një buxhet i cili po të krahasosh tenderat e majme të AKSHI-t, dikur në vitin 2022-2021 vinin dhe mburreshin me shifrat e mëdhaja që po i jepnin AKSHI-t si një risi për tekonologjinë e informacionit, si një risi për një Shqipëri që do ecte me hapat e dixhitalizimit dhe në fund këto u panë që u kthyen në konto bankare të qeveritarëve, në konto bankare të familjarëve të kreut të shërbimeve sekrete, në kështjella dhe avionë privatë për biznesmenëve të lidhur me pushtetin dhe në dosje të SPAK për korrupsion dhe për vjedhje dhe për konflikte interesi dhe për fshehje pasurie. Gjithçka që këtu propagandohet si buxhet i madh, ndërkohë që është vërtetuar në 13 vite që janë thjeshtë vjedhje më shumë për qytetarët shqiptarë. Ndaj dhe ne nuk impresionohemi nga shifrat.

Duhet kujtuar për qytetarët që kur flasim për buxhete të mëdhaja flasim për para më shumë që u merren qytetarëve, sepse buxheti nuk krijohet me shkop magjik apo me ndonjë punë të shtuar të qeverisë. Punohet dhe shtohet nga para dhe tatimet që mblidhet nga TVSH-ja e qytetarëve shqiptarë dhe fatkeqësisht nuk u kthehen mbrapa në shërbime.

Ajo që është për të ardhur keq është se, një qeveri që erdhi me premtimin për 0% për TVSH-në për shportër ushqimore, mburret që ka ulur TVSH-në për shportën ushqimore ndërkohë ka rritur TVSH-në për të gjithë biznesin duke e çuar në 21% në pjesët e tjera dhe këto mbulojnë njëra tjetrën sepse një biznes i vogël apo i mesëm do duhet që kur bën llogaritë në fund për çmimet duhet të masi harxhimet që ka dhe i reflekton këto te çmimet që do ruajnë fitimet e tij.

Apo strukturat akomoduese në Shqipëri do duhej të mbështeteshin sepse ideja është ne duhet të rrisim sektorin e turizmit dhe bëri të kundërtën, rriti nga 6% në 10% taksën e akomodimit në strukturat akomoduese në fushën e turizmit. Pra ka bërë gjithçka për t’i marrë më shumë para shqiptarëve që në fund nuk do t’i përdorin për shqiptarët por do t’i marrin nga njëra dorë në tjetrën për tu pasuruar dhe për t’i përdorur këto në zgjedhjet e ardhshme lokale apo të përgjithshme si tregu i tyre për të marrë vota. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.