Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi nul! Masa duhej marrë ndaj të korruptuarve
Petro Koçi ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u propozua përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Koçi e cilëson këtë vendim të pavlefshëm, duke argumentuar se çdo masë disiplinore duhet të mbështetet në Statutin e PS-së dhe të miratohet përmes procedurave institucionale. Në një reagim në rrjetet sociale, ai […]

Petro Koçi ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u propozua përjashtimi i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Koçi e cilëson këtë vendim të pavlefshëm, duke argumentuar se çdo masë disiplinore duhet të mbështetet në Statutin e PS-së dhe të miratohet përmes procedurave institucionale.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai kritikon ashpër mënyrën se si u trajtua çështja e dy socialistëve, duke theksuar se propozimi për përjashtimin e tyre ishte i tepruar dhe dëmtues për partinë. Sipas Koçit, një parti e vërtetë duhet të ketë një statut më të fortë se kryetari apo sekretari i përgjithshëm, ndërsa uniteti nuk mund të ndërtohet mbi frikën, por mbi besimin dhe bindjen politike.
Për rastin e Spiropalit, deputeti socialist thotë se qëndrimet e saj mund të jenë konsideruar problematike nga një pjesë e socialistëve, por kjo nuk justifikon përjashtimin. Ai shton se pretendimi për largimin e saj nga forumet është nul nëse propozimi nuk është votuar institucionalisht. Koçi kujton gjithashtu se, sipas Statutit, deputetët janë anëtarë ex officio të Asamblesë Kombëtare.
Por kritikat e tij shkojnë edhe më tej, duke shënjestruar mënyrën se si partia trajton çështjet e korrupsionit. Koçi shprehet se lajm shumë më i mirë do të ishte përjashtimi, qoftë edhe i përkohshëm, i personave ndaj të cilëve ka nisur një proces penal. Ai thekson se një standard i tillë duhet të jetë i detyrueshëm për një forcë politike që pretendon se lufton korrupsionin, pa cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë.
Postimi i plotë:
Modestisht per Asamblene:
- Lajmi me i mire e ndofta i vetmi si i tille ishte caktimi i Ervin Demos dhe Albana Kociut ne drejtimin e PS per bashkine e kryeqytetit. Do te doja qe ky akt te kurorezohej nepermjet mje procesi zgjedhor, por ne gjykimin tim ata, ne perberjen aktuale te lidershipit te PS perfaqesojne zgjidhjen me te qelluar ne konsiderate te pervojes, zotesise e mbi te gjitha te integritetit.
Te dy koleget, bashke me Erion Braçen perbejne ndofta kapitalin njerezor me te arrire nga i cili do te perzgjidhet kandidatura perfundimtare per Kryetar bashkie ne garen e zgjedhjeve vendore qe po troket.
- Lajmi me i keq ishte propozimi e pastaj pretendimi se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca qenkeshin perjashtuar nga forumet e PSSH. Qasja disiplinore kerkon argumentim te plote dhe te bazuar ne Statutin e partise. Parti e vertete eshte ajo ne te cilen Statuti eshte me i forte se Kryetari apo Sekretari i Pergjithshem. Perndryshe koncepti institucional parti shkermoqet. Eshte e vertete qe Elisa ka dale ne mexhlis me disa qendrime te konsideruara problematike nga nje pjese me peshe e opinionit socialist. Mund te kene qene ato qendrime te motivuara nga iluzione apo emocione te shkaktuara nga tensionet shpesh panikndjellese te protestave. Qendrimet e saj mund te vijne ne nje pjese te tyre nga menyra sesi ajo u perndoq nga qeveria. Arsyet me mire se une i di vete ajo. Une thjesht arsyetoj me supozime.
Por propozimi per perjashtim ishte i tepert dhe demprures.
PS se nuk i intereson nje unitet i bazuar te frika, por nje unitet i bazuar ne besim dhe bindje politike te vertete.
Ne fund te fundit Elisa nuk eshte Marjana Koçeku per perzgjedhjen e te ciles nuk mbajti askush pergjegjesi.
Rasti e Plarentit eshte edhe me pa kuptim. E kujtoj Plarentin ne krye te Komisionit Hetimor per Koncesionet ne Shendetesi. Ishte gati heroik ne perballimin e nje procesi qe vetem parlamentar nuk mund te quhej dhe qe bazohej ne nje platforme si ato te Pleniumeve te PP.
- Perjashtimi nga forumet me rastin e te shtunes eshte nje pretendim nul. Nese propozimi nuk eshte votuar institucionalisht ai nuk validohet dot.
Statuti eshte shume i qarte me kesi rastesh.
- Ne baze te Statutit deputeti eshte ex oficio anetar i Asamblese Kombetare. Statuti nuk ka percaktim ndryshe. Nese Elisa eshte anetare e Grupit Socialist ajo automatikisht eshte ne Asamble. Nuk besoj se do cmendej partia e ta perjashtonte nga grupi.
- Do te ishte lajm i shkelqyer akti i pritshem i perjashtimit te ndonje te korruptuari. Standarti i largimit te pakten perkohesisht i personave ndaj te cileve ka filluar proces penal duhet te jete perhere i detyrueshem per nje parti qe pretendon lufte ndaj korrupsionit. Kjo nuk do te thote qe hiqet dore nga prezumimi i pafajesise.
- Partia socialiste nuk ka nevoje qe anetaret e saj te ndahen ne facebook ne grupe ku disa perbetohen per Kryetarin e mallkojne plangprishesit e te tjere qe mallkojne Kryetarin e levdojne kritizeret.
Jemi pak muaj para zgjedhjeve. Kerkohet qartesi dhe bashkim parimor forcash. Kritikat konstruktive i bejne mire shendetit politik te PS.
- Protestat ne fillimet e veta te qershorit ishin me shume se simpatike. Ato i dhane ngjyre europiane vemendjes dhe reagimit te publikut ndaj zhvillimeve politike.
Por fenomenet e dhunes e plackitjes qe ndodhen kohet e fundit e rrezuan qytetarine fillestare dhe e kompromentuan perkrahjen popullore.
Pushteti nderrohet me vote. Jo ne tavoline.
Nderkohe protestes i mungon vizioni dhe lidershipi.
Vizioni dhe lidershipi berishian perbejne prapakthim dhe e fundosin qellimin e supozuar progresist te protestes.
Permbysja revolucionare e synuar bie ndesh me pershpejtimin e procesit te integrimit europian.
Protesta i ka arritur disa suksese, ulja e tvsh se per ushqimet, heqja e takses se qarkullimit nga karburanti, premtimi per rritje pagash per policine etj.
Keto duhen shoqeruar me hapa te tjere si psh rritja e pagave per pedagoget, ndertimi i ambienteve sportive per rinine e femijet ne vend te kullave etj
Lexo edhe
AKTUALITET
Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale

Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset

10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli

BE propozon shkurtimin e periudhës së provës për anëtarët e rinj

Atentat shqiptarit në Itali, 43 vjeçari mbetet i plagosur rëndë





