Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet
Egli Tako, një nga personazhet më të komentuar të këtij formati, mund të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë në një pozicion krejtësisht ndryshe

Egli Tako, një nga personazhet më të komentuar të këtij formati, mund të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë në një pozicion krejtësisht ndryshe.
Burime të sigurta konfirmojnë se ajo është në negociata për të marrë drejtimin e emisionit “Big Brother Fan Club” gjatë edicionit të ardhshëm.
Mësohet se Egli ka dhënë tashmë një përgjigje fillestare pozitive për këtë projekt, ndonëse marrëveshja përfundimtare ende nuk është finalizuar.
Emri i saj është përfolur edhe më parë për këtë pozicion, por këtë herë bisedimet duket se kanë marrë një drejtim më konkret.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Selin Bollati, e cila po ashtu përflitej si një nga kandidatet për drejtimin e “Fan Club”, mohoi publikisht mundësinë për të qenë pjesë e tij.
Mbetet për t’u parë nëse negociatat me Eglin do të kurorëzohen me zyrtarizimin e saj në krye të emisionit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Jonida Maliqi përplaset live me psikologen Anjeza Dishnica: Me the im bir nuk do të bëhet kurrë, i ke parë fëmijët si bankomat

Egli Tako gati për rikthimin në “Big Brother”? Zbulohet oferta që ish-banorja ka marrë

Thyen rekordin në Latin Grammy, Rosalía hyn në histori me triumfin e saj të tretë

Mbreti Charles feston 78-vjetorin me Elton John, batuta që shkaktoi të qeshura: Ne jemi ende në këmbë

Rita Ora pjesë e kastit të ri të një filmi fantastiko-shkencor/Artistja pritet të ndajë ekranin me Tom Hoopeer në “The Signalers”





