Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjykim, ja akuzat ndaj ish-futbollistit

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është mes 26 personave të pandehur në dosjen e SPAK-ut, që është dërguar për gjykim.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Tare akuzohet për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, shkronja “b”, i Kodit Penal.
Akuza ndaj tij është cilësuar si e kryer në rrethana rënduese, konkretisht në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Igli Tare është personi i 24-t në listën e të pandehurve të paraqitur nga SPAK, në kuadër të dosjes që përfshin 10 procedura prokurimi publik.
24. Igli Tare, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: – “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Arrestimi i Vlora Hysenit, Braho: Bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar! Kodi i Procedurës Penale? Kemi ngritur një grup pune

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në shtator

Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat nën hetim

Shoferët e linjave ndërkombëtare në protestë, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë

Balluku “përpin” buxhetin e shtetit! SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj ish zv.kryeministres: I shkaktoi shtetit 5 miliardë lekë dëm

Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Durrës-Tiranë

SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut

Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi nul! Masa duhej marrë ndaj të ...





