AKTUALITET

10 pika pa përgjigje për projektin “Blue Borgo” të Gener 2

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Mars 2026, 18:24

10 pika pa përgjigje për projektin “Blue Borgo” të

Kompania “Gener 2” publikoi të martën një tekst me titull “10 fakte mbi statusin ligjor dhe administrativ të projektit në Velipojë”, ku pretendoi se projekti “Blue Borgo” është në përputhje me ligjin dhe se debati mbi pretendimet për pronat, bazohet në “keqinformime”.

Por dokumentet zyrtare të marra nga Citizens.al përmes institucioneve dhe raportimet në terren tregojnë se rreth projektit mbeten plot çështje pa përgjigje. Më poshtë janë dhjetë prej tyre.

Na takon të theksojmë se redaksia jonë iu drejtua në të paktën dy raste me kërkesa për koment, por deri në botimin e këtij shkrimi nuk pati përgjigje.

1- A ishin të ligjshme punimet e një viti më parë?

10 pika pa përgjigje për projektin “Blue Borgo” të

Në mars 2025 banorët e Rrjollit u përplasën me grupin e punonjësve që nisën zhvillimin e projektit “Blue Borgo”. Situata përshkallëzoi pas ndërhyrjes së policisë teksa banorët denoncuan pretendimet e tyre se kompania “Gener 2” po përpiqej t’u merrte tokat.

Kompania reagoi me një njoftim prej gjashtë rreshtash. Ajo konfirmoi se projekti kishte nisur të zhvillohej, por hodhi poshtë pretendimet duke këmbëngulur se gjithçka ishte konformë ligjit.

“Gener 2” rezulton se fitoi licencë zbatimi për projektin (NZ.4586/34) më 16 shtator 2025. Ndërsa vendimi i lejes së ndërtimit u firmos më 8 gusht 2025 dhe leja u zbardh nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) vetëm më 15 janar 2026 (Leje ndërtimi Nr.360/1).

Kjo nënkupton se punimet paraprake të vitit 2025 ishin para përmbylljes së plotë të procedurave ligjore.

2- A është verifikuar plotësisht statusi i pronësisë?

10 pika pa përgjigje për projektin “Blue Borgo” të

“Gener 2” thotë se ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me “palën që figuron si mbajtëse e të drejtave të pronësisë” dhe se ajo nuk ka cenuar të drejtat e askujt.

“[…] projekti është mbështetur vetëm në vendime të formës së prerë, të certifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit,” thuhej në një nga reagimet.

Megjithatë, “Gener 2” nuk ka treguar përmbledhje të këtyre vendimeve, titullin bazë të pronësisë, zinxhirin e kalimeve të pronës, apo dokumentet që provojnë sigurinë juridike të transaksioneve.

Në planvendosjen e lejes së ndërtimit “Gener 2” shfaqet si projektues bashkë me studion arkitekturore të Stefano Boerit, ndërsa si zhvillues kompania tjetër e zotëruar nga familja Ulaj “ABA Blue Borgo,” çka lë të nënkuptohet se pala e tretë është po një sipërmarrje e Ulajve.

Në një projekt të kësaj përmase, transparenca mbi pronësinë është element kyç për besueshmërinë e investimit.

3- Për çfarë heton Prokuroria e Shkodrës?

Sipas “Gener 2” nuk rezulton të ekzistojë as edhe një akt pezullues ndaj vijimit të projektit.

“Prona dhe procesi përkatës kanë kaluar fazat e shqyrtimit të nevojshëm sipas kuadrit përkatës, dhe mbi këtë bazë nuk rezulton ndonjë pengesë ligjore për vijimin normal të punimeve,” thuhet nga kompania.

Por, Prokuroria e Shkodrës ka konfirmuar për Citizens.al se ekziston një procedim penal i hapur mbi këtë çështje, bazuar në materialet e referuara nga SPAK (Procedimi Nr.390/2025 referuar nga Prokuroria e Posaçme më 21 mars 2025) mbi bazën e kallëzimit të bërë nga banorët për pretendime falsifikimesh të titujve të pronësisë.

Edhe pse hetimet janë ende në zhvillim, fakti që ekziston një procedim penal tregon se disa aspekte të projektit janë ende nën verifikim nga organet e drejtësisë.

10 pika pa përgjigje për projektin “Blue Borgo” të

4- Pse nuk ka tabelë me lejen e zbardhur në kantier?

Pas përplasjeve dhe sinjalizimeve të banorëve, buzë rrugës Shëngjin-Velipojë u vu një tabelë, e cila pavarësisht se fliste për projektin, nuk shoqërohej me lejen e zbardhur dhe firmosur të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU).

Tabela tregon se investimi përllogaritet në vlerën prej rreth 26.8 miliardë lekë (280 milionë euro), se punimet pritet të zgjasin 5 vite (60 muaj) dhe se kur ka marrë licencën e zbatimit kompania “Gener 2”.

Tabela nuk ka informacion për pozicionet kadastrale, pamjet 3-D të projektit, vendosjes së strukturave që do të ndërtohen, hartën topografike, treguesit teknik për parcelat e pasurive kufitare, distancave të pronës, intensitetin e ndërtimit, koeficientin e shfrytëzimit të truallit, etj.

5- Sa i informuar ishte komuniteti lokal?

Kompania thotë se projekti është prezantuar në konsultime publike dhe se nuk ka pasur kundërshtime.

Sipas Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), për projektin qe zhvilluar konsultim në shtator 2024, në kuadër të procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).

Konsultimi është pasqyruar në përmbledhjen jo-teknike të raportit mjedisor, ku projekti prezantohet si zhvillim turistik “me ndikim të menaxhueshëm në mjedis”.

Por banorët e zonës kanë deklaruar publikisht se u njohën me projektin vetëm kur filluan punimet në terren.

Kjo krijon një kontradiktë mes narrativës zyrtare dhe perceptimit të komunitetit lokal për sa kohë nuk ka pasur asnjë reagim tjetër sqarues nga institucionet publike.

6- Si u përjashtua projekti nga taksa e ndikimit në infrastrukturë?

Bashkia Shkodër ka konfirmuar për Citizens.al se projekti rezulton i përjashtuar nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik akti konkret administrativ që e vendos këtë përjashtim për projektin “Blue Borgo”, as baza e detajuar ligjore që e justifikon atë.

Sipas skemës së taksave vendore, për një investim turistik të kësaj përmase në Velipojë norma e taksës së ndikimit në infrastrukturë është rreth 3% e vlerës së investimit.

Nëse merret si referencë vlera e projektit që është përmendur publikisht – rreth 280 milionë euro – atëherë taksa potenciale e ndikimit në infrastrukturë do të arrinte në rreth 8.4 milionë euro.

Derisa të publikohet dokumenti që justifikon përjashtimin, mbetet e paqartë si dhe mbi çfarë baze u fal një detyrim fiskal i kësaj përmase.

7- A e plotëson projekti kriterin “brand name” për përjashtim nga taksa?

Ligji për taksat vendore parashikon një përjashtim të veçantë nga taksa e infrastrukturës për strukturat akomoduese me 5 yje, status special, por vetëm nëse ato operohen nga një markë hotelerie ndërkombëtare “brand name”.

Deri tani, as në komunikimet publike të “Gener 2” dhe as në dokumentet e bëra publike nga institucionet nuk është përmendur ndonjë markë ndërkombëtare hotelerie që do të operojë resortin “Blue Borgo”.

Në mungesë të këtij elementi, pyetja që mbetet është nëse projekti i plotësonte vërtetë kushtet ligjore për përjashtim nga taksa e infrastrukturës apo jo.

8- Pse projekti nuk figuron si investim strategjik?

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) konfirmoi dy herë për Citizens.al se për projektin “Blue Borgo” nuk rezulton asnjë vendim i Komitetit të Investimeve Strategjike.

Kjo do të thotë se projekti nuk ka statusin formal të investitorit strategjik, një status që shpesh përdoret për të justifikuar lehtësi fiskale apo procedura të përshpejtuara.

Në këtë kontekst, mbetet e paqartë mbi çfarë mekanizmi tjetër ligjor është mbështetur përjashtimi nga taksa e infrastrukturës.

9- A cenon projekti zonë të mbrojtur?

Zona ku po ndërtohet resorti “Blue Borgo” ka qenë pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Lumi i Bunës-Velipojë, konkretisht në nënzonën 1b, ku zbatohej shkalla e dytë e mbrojtjes mjedisore. Kjo kategori synonte ruajtjen e biodiversitetit dhe peizazhit natyror, duke lejuar vetëm aktivitete ekonomike dhe turistike që nuk cenonin objektivat e mbrojtjes.

Megjithatë, ndryshimet e miratuara në vitin 2024 (kur u konceptua dhe projekti) në Ligjin për Zonat e Mbrojtura përfshinë konceptin e “turizmit të ekselencës”, që lejon ndërtimin e strukturave akomoduese turistike me standarde të larta edhe brenda zonave të mbrojtura.

Organizata si, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) kanë paralajmëruar se kjo qasje mund të hapë rrugën për zhvillime intensive turistike në territore që më parë ishin të destinuara kryesisht për konservim.

Vetë “Gener 2” nuk ka folur për këtë pjesë dhe nuk ka garantuar qartësisht se çfarë masash ka parashikuar për të reduktuar impaktin në mjedisin e zonës.

Në këtë kuptim, konflikti në Rrjoll nuk lidhet vetëm me një resort të vetëm, por edhe me një debat më të gjerë: nëse zonat e mbrojtura duhet të mbeten hapësira prioritare për ruajtjen e natyrës apo të shndërrohen në zona zhvillimi turistik

10. Nëse dokumentet janë kaq të qarta, pse nuk publikohen të gjitha?

Në reagimin e saj publik, “Gener 2” deklaron se është e gatshme të vërë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

Megjithatë, pavarësisht edhe kërkesave në rrugë elektronike të Citizens.al, deri më tani nga investitori nuk është mbajtur asnjë konferencë për shtyp dhe nuk është bërë publik asnjë dosje e plotë që të përfshijë: aktin e përjashtimit nga taksa e infrastrukturës, provën e ortakërisë “brand name” si hotelier ndërkombëtar, listën e kushteve të vendosura nga KKT, dhe dokumentet që provojnë përmbushjen e tyre.

Derisa këto dokumente të bëhen publike, projekti “Blue Borgo” do të vazhdojë të mbetet jo vetëm një investim i madh turistik, por edhe një histori me shumë pyetje të hapura./Citizens.al/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?