AKTUALITET

“60% e fëmijëve shqiptarë janë analfabetë funksional”, Xhixho: Qeveria nuk e sheh arsimin si themel të zhvillimit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 14:26

“60% e fëmijëve shqiptarë janë analfabetë

Sekretarja e PL, Erisa Xhixho deklaroi se 60% e fëmijëve në Shqipëri janë analfabetë funksional duke iu referuar raportit të PISA. Xhixho tha se qeveria nuk e shikon arsimin si themel të zhvillimit, por sipas saj, si një shpenzim formal.

“Të nderuar qytetarë! Projektbuxheti 2026 që qeveria ka sjellë në Kuvend është edhe njëherë një buxhet për klientët e pushtetit dhe (PPP), jo për qytetarët dhe të ardhmen e vendit. Ky buxhet tregon qartë se arsimi nuk është prioritet për qeverinë, por vetëm propagandë. Vetëm 2.5% e PBB-së është e dedikuar për arsim – shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian prej 5% dhe shumë larg premtimit të vetë Kryeministrit në vitin 2013 për ta çuar këtë nivel në 5% e PBB-së.
Sot, Shqipëria është në fund të rajonit: Kosova investon 4.4% të PBB-së në arsim, Maqedonia e Veriut 4.1%, Mali i Zi 4.3%.
Ky është një tregues i qartë se qeveria nuk e sheh arsimin si themel të zhvillimit, por si një shpenzim formal. 60% e fëmijëve shqiptarë janë analfabetë funksional sipas raportit PISA – një dështim i plotë që qeveria e injoron.

Ky është një buxhet pa vizion afatgjatë, pa reformë dhe pa prioritet për dijen. Vetëm 0.2–0.3% e PBB-së është parashikuar për infrastrukturë arsimore, ndërkohë që flitet për inteligjencë artificiale dhe “smart” laboratorë – të gjitha propagandë boshe për sa kohë mungon investimi në shkolla moderne dhe kushte dinjitoze për fëmijët tanë.
Në rajon, mesatarja është 0.8% e PBB-së.

Në arsimin parashkollor, situata mbetet alarmante: shumë institucione nuk kanë as ujë të pijshëm, as kushte higjienike. Vetëm në Tiranë, sistemi publik mbulon vetëm 30% të nevojave për çerdhe dhe kopshte, duke detyruar prindërit të drejtohen te arsimi privat me kosto të papërballueshme.
Në mbi 30% të zonave rurale mungojnë plotësisht kopshtet, ndërsa shumë shkolla janë pa ngrohje, laboratorë apo kushte minimale sigurie.
Mungesa e shkollave nuk ka kursyer as Tiranën. 70 mijë banorë të Astirit nuk kanë një shkollë për fëmijët e tyre, por janë të detyruar të rrinë në trafik me orë të tëra për të çuar fëmijët në shkollat e lagjeve të tjera. Mësimi me turne vijon në shumë shkolla të kryeqytetit, ndërkohë që premtimet për zgjidhjen e kësaj situate përsëriten çdo fillim viti shkollor. Arsimi bazë dhe i mesëm, në gjendje të mjerueshme.

Rezultatet e fundit të testeve PISA janë një alarm kombëtar: nga 81 shtete, Shqipëria renditet në vendin e 70-të, duke shënuar rënie dramatike krahasuar me vitet e mëparshme.

Megjithatë, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë reformë në kurrikula, asnjë program për rritjen e cilësisë, as masa për sigurinë në shkolla, 70% e institucioneve arsimore nuk kanë oficerë sigurie, kur siguria në shkolla me rastet tragjike të fundit duhet ishte kryefjalë. Ky buxhet nuk garanton përsëri asgjë. Gjithashtu, nuk është parashikuar asgjë për mundësinë e një vakti dreke në shkolla, që do të mundësonte zgjatjen e orës së mësimit dhe do të lehtësonte barrën financiare të prindërve që për shkak se mësimi mbaron në 11:00, detyrohen t’i çojnë fëmijët në after school me kosto 200 euro në muaj.

Mësuesit e harruar
Ata nuk kanë parë asnjë rritje reale page, por vetëm indeksim i munguar që kjo qeveri ka 7 vite që nuk e bën. Trajnimet mungojnë, sistemi është politizuar dhe figura e mësuesit është dëmtuar rëndë.

Mësuesit janë kthyer në “ushtarë” elektoralë që mobilizohen vetëm në fushata, në vend që të mbështeten për misionin e tyre fisnik.
Arsimi profesional, prioritet vetëm me fjalë

Pavarësisht premtimeve të përditshme, arsimi profesional mbetet në gjendje të mjerueshme. Në 2026, 70% e fondeve të dedikuara për këtë sektor do të shkojnë vetëm për shpenzime administrative dhe vetëm 30% për investime, nga të cilat më pak se 14% për laboratorë, pajisje apo cilësi mësimore. Vetëm 0.17% e PBB shkon për arsimin profesional.

Kjo është arsyeja pse nxënësit e Kukësit, për shembull, detyrohen të udhëtojnë orë të tëra drejt Kosovës për të ndjekur një shkollë profesionale moderne, një turp për arsimin shqiptar. Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor, në buzë të greminës

Universitetet tona janë lënë në mëshirë të fatit: pa fonde, pa grante kërkimore dhe pa autonomi reale. Financimi për kërkimin shkencor është vetëm 0.06% e PBB-së, ndërkohë që mesatarja europiane është 2.2%.

Universitetet po kthehen në gjimnaze, pa asnjë mbështetje për inovacion apo zhvillim. Një vend që nuk investon në dije, nuk mund të ketë zhvillim, ekonomi konkurruese apo shpresë për të rinjtë.

Në një kohë kur 63% e maturantëve duan të studiojnë jashtë vendit, kjo është drama më e madhe kombëtare, që e konstaton edhe raporti i fundit i Progresit të BE-së, por që qeveria e injoron.

Nëse nuk investojmë sot te arsimimi i të rinjve, nesër do të përballemi me boshatisjen e vendit. Ky është një buxhet për klientët e qeverisë, jo për fëmijët tanë! Ky nuk është buxhet për të ardhmen, por për një grusht njerëzish:
Vetëm për PPP dhe koncesione parashikohen 12 miliardë lekë, ndërkohë që shumë prej tyre janë nën hetim për korrupsion. Ndërsa arsimi mbetet në varfëri, qeveria vazhdon të pasurojë një grusht njerëzish përmes kontratave të errëta. Ky buxhet është dëshmi e dështimit të një qeverie arsimin, dijen dhe të ardhmen e fëmijëve nuk e ka pasur kurrë prioritet. Faleminderit!”, deklaroi Xhixho.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë