AKTUALITET

Ahmetaj deklaratë bombë: Është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim 1 vjeç e gjysmë! Pse nuk vepron SPAK?

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 22:11

Ahmetaj deklaratë bombë: Është tentuar rrëmbimi i

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar biznesmenët para se të fitonin tenderat nga Belinda Balluku, për t’i kërkuar SPAK të marrë të pandehur kryeministrin. “Kush je ti? Kush je ti që merresh me konkurencën? Që cakton ku do shkojnë paratë e shqiptarëve. Ti cakto buxhetin e shtëpisë tënde, ky është buxheti i shqiptarëve. Pse nuk e merr Altin Dumani të pandehur atë?” pyeti Arben Ahmetaj.

Kryeministri Rama përmendet në bisedat mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të ARRSH, Ervis Berberi si personi që kishte dhënë porosi për të ndarë tenderat mes biznesmenëve. Bisedat gjenden në dosjen hetimore për Belinda Ballukun, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim, por SPAK nuk e ka përfshirë kryeministrin në hetime pavarësisht mesazheve që ka gjetur.

Ndërkohë sipas Ahmetajt, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve ndahen rregullisht me porosi të kryeministrit mes 15 biznesmenëve të lidhur me të.

“Kam një sfidë për shqiptarët, për ju gazetarët. Merrni hartën e Shqipërisë dhe gjeni një projekt që është jashtë 15 oligarkëve dhe gjeni një gjë që e ka dhënë ky jashtë interesit të vet. Merr jugun, dhënë atij atij atij, merr Shqipërinë e mesme. Të gjitha me ligjin e investimeve strategjike. Merreni dhe çojeni në Gjykatën Kushtetuese, u bë për 5 vjet. Por ky e përdor për të çuar prona shtetërore aty ku i do qejfi këtij, pa tender, pa garë. Ky është frymëzimi që thotë ndonjë në Bruksel, që “Shqipëria është frymëzim?” u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj ka deklaruar po ashtu tha se janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër tij dhe kundër familjes së tij. Ahmetaj tha se ka dyshime se ndaj tij është bërë një plan për ta eleminuar fizikisht. 

"Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm.

E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap? ndonjë hap ka marrë? Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti.

Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t'u eliminuar fizikisht," tha Ahmetaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?