AKTUALITET

Air Albania mbetet në tokë, më shumë nuk fluturon, por vazhdon të shesë bileta

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 17:52

Air Albania mbetet në tokë, më shumë nuk fluturon, por

Air Albania, operatori kombëtar i fluturimeve ajrore, po shfaq probleme të mëdha ditët e fundit. Sipas faqes zyrtare të Tirana International Airport, gjatë ditës së sotme, 8 dhjetor, Air Albania nuk ka kryer asnjë fluturim.

Edhe për datën 9 dhjetor, në faqen e TIA nuk ka asnjë fluturim të planifikuar me Air Albania. Agjencitë e udhëtimit thanë për Monitor se nga e shtuna operatori ajror nuk ka bërë fluturime. Pasagjerët që kishin udhëtime ndërkontinentale tranzit përmes Stambollit janë drejtuar përmes Aeroportit të Prishtinës ose atij të Podgoricës. Për datën 9 dhjetor, ndonëse në faqen e TIA nuk shfaqet asnjë fluturim i programuar nga Air Albania, agjencitë thanë se në sistem vazhdojnë të figurojnë fluturimet.

Edhe në faqen e Air Albania është e mundur të blesh biletë drejt Stambollit nga e marta në mbrëmje.

Ndonëse në faqe ka shumë destinacione, kompania prej kohësh operonte vetëm me linjat e Stambollit dhe Milanos, por tashmë drejt Milanos nuk ka më asnjë fluturim. I vetmi destinacion ku Air Albania po vazhdon te shesë bileta është Stambolli. Agjencitë e udhëtimit thanë se kompania ka njoftuar se të martën do të rifillojnë fluturimet dhe në sistem udhëtimet rezultojnë aktive. Problemet me operatorit kanë filluar pasi Turkish Airlines ka njoftuar se ka vendosur të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania. Agjencitë e udhëtimit thanë se deri të shtunën ato mund të prisnin bileta përmes Turkish Airlines (për udhëtimet tranzit), ndërsa biletat nga Tirana në Stamboll priten nga vetë nga Air Albania. Nga e shtuna, kur dhe ndaluan fluturimet e Air Albania, agjencitë nuk mund të prisnin më me Turkish.

Shitja

Në mes të muajit nëntor, në një njoftim të publikuar në Platformën Turke të Transparencës Publike (KAP), Turkish Airlines deklaron: “Bordi ynë ka vendosur të shesë të gjithë pjesëmarrjen në Air Albania SHPK, në të cilën kompania jonë zotëron 49%. Zhvillime të rëndësishme do të ndajmë së shpejti me investitorët.”

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë. Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Fluturimi i parë i rregullt u bë më 14 shtator 2018, në linjën Tiranë–Stamboll. Në vitin 2023 “Air Albania”, arriti të ishte ishte operatori i dytë më i madh në vend, me 7% të tregut. Por, në vitin 2024 zbriti në vend të tretë, me një peshë prej 3.4% sipas numrit të pasagjerëve. Konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ka ndikuar në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit. Kompania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë ishte rreth 3.8 miliardë lekë në vitin 2021, për të arritur në rreth 5 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 5.5 miliardë lekë në vitin 2023.

Në vitin 2024, të ardhurat janë rreth 4 miliardë lekë, sipas të dhënave indirekte nga Tatimet. Kompania ka rezultuar historikisht me humbje të larta, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?