Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Përdorimi i pagesave bankare nëpërmjet internetit, u rrit për të pesëmbëdhjetin vit radhazi në 2025. bSipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 11.53 milionë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 23% ose me 2.2 milionë veprime më shumë. Që nga viti 2020, numri i transaksioneve të home banking është rritur me pothuajse 180%.
Ndërsa vlera totale e veprimeve të bankingut në distancë për 2025 arriti në 2.73 trilionë lekë, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.
Shërbimi i internet banking ofrohet nga të gjitha bankat tregtare në Shqipëri dhe numri i përdoruesve të shërbimit po rritet me ritme të shpejtë.
Në fund të vitit 2025, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.95 milionë, në rritje vjetore me 44%. Vlerësohet se tashmë 49% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 39% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2024 dhe më pak se 20% që ishte në vitin 2020.
Afërsisht 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin i takojnë individëve. Numri i llogarive të lidhura me internetin për individët u rrit me 45%, ndërsa për llogaritë e bizneseve rritja ishte 39% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja për të shkuar fizikisht në bankë.
Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga lehtësitë tarifore të vendosura nga Banka e Shqipërisë, që parashikon komisione më të ulëta për transfertat e kryera nëpërmjet kanaleve elektronike, krahasuar me ato që kryhen në degë.
Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, miratuar në shtator të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që shtojnë edhe më shumë incentivat për kanalet elektronike të pagesave.
Për pagesat në nisje të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat nuk duhet të aplikojnë komisione. Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.
Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryera me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.
Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.
Institucioneve të pagesave u lejohet vendosja e një komisioni minimal të shprehur në vlerë absolute, me qëllim mbulimin e kostove për ofrimin e shërbimit. Kjo vlerë mund të jetë deri në 500 lekë për transfertat në degë dhe 50 lekë për transfertat elektronike (vetëm për ato transferta elektronike që kalojnë vlerën e 40 mijë lekëve).
Në total, komisionet për transfertat kombëtare deri në 10 milionë lekë nuk mund të kalojnë në asnjë rast vlerën e 1 mijë lekëve.
Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune./Monitor
Efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë po zhvillojnë një trajnim intensiv në qendr&eu...
Gjykata e Tiranës ka caktuar 'detyrim me paraqitje' për 17 nga 18 të ndaluarit pas protestës së opozitës së 20 s...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme (23 shkurt) në Korçë me helikopter ushtarak, për të marrë pjes&e...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket situatës së krijuar sot pas përkeqësimit të situa...
Shqipëria ka nisur të përfitojë fondet e para nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor 2024-2027, por s...
Fshati Goriçan, në bashkinë Dimal të qarkut Berat, është prekur 7 herë nga përmbytjet e njëpasnjëshme t&eu...
Një aksident me pasojë plagosjen e një 65-vjeçari që udhëtonte me motoçikletë, ka ndodhur rreth orës 11.30 t&...
Deputetja e PD-së e Qarkut të Korçës Ledina Alolli ka ndjekur nga afër situatën në aksin Librazhd-Prrenjas, pas shembjeve...
I shpalluri në kërkim nga prokuroria e Posaçme, biznesmeni i “Soft-Solution”, Ermal Beqiri, nga arratia ka fituar në gjykat&...
Shembja e urës së Dragostunjës në aksin Librazhd–Prrenjas është më shumë sesa një incident lokal. Ajo &eum...