
Një situatë alarmante paraqitet në një prej zonave të banuara të Durrësit, ku qytetarët bashkëjetojnë prej vitesh me mbeturinat, ujërat e ndenjura dhe pasigurinë. Një banore e zonës denoncon gjendjen e rëndë, e cila sipas saj ka nisur prej gjashtë vitesh, që pas tërmetit.
“Gjendja këtu është e tmerrshme. Mbeturina, ujë, aty plot me plehra, drogali. Nuk kemi as pastërti, nuk hapim dot dritaret. Jemi sëmurë, kush e di sa herë kemi vajtur në spital,” shprehet ajo, duke treguar se edhe pas ndërhyrjeve sporadike për pastrim, situata kthehet në pikën zero brenda pak ditësh.
Problemi më i madh, përveç mungesës së theksuar të higjienës, është pasiguria.
Banorja pohon se zona është kthyer në një pikë grumbullimi për përdorues të lëndëve narkotike, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. “Të vish në darkë, mbas orës 9, këtu e ke plot. Mbushet me njerëz të moshave të ndryshme,” thotë ajo.
Kjo situatë ka krijuar një klimë frike, duke i detyruar banorët të mbyllen në shtëpitë e tyre që në orët e para të mbrëmjes. “Kemi frikë. Mbyllemi që në orën 8, e mbyllim derën. Unë jam në katin e parë dhe kam frikë se mos hidhet dikush të hyjë brenda,” rrëfen qytetarja. Pasiguria ka bërë që fëmijët të mos lejohen më të dalin jashtë për të luajtur.
Pavarësisht ankesave, sipas banorëve, institucionet përgjegjëse, përfshirë bashkinë, nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për të dhënë një zgjidhje afatgjatë.
Zona pastrohet, por shumë shpejt kthehet në një vendgrumbullim mbeturinash, pasi persona të tjerë vijnë dhe i hedhin aty. Banorët ndihen të braktisur dhe kërkojnë një ndërhyrje urgjente për të normalizuar jetesën e tyre.
Deklarata e banores për Syri TV:
"Po gjendja këtu moj motër, ja, shikoje vetë si është. Mbeturina, ujë, aty plot me plehra, drogali. Nuk kemi, nuk kemi as pastërti, asgjë, nuk hapim dot dritaret. Jemi sëmurë, kush e di sa herë kemi vajt në spital. Urdhëro, ja. Erdhën e pastruan, e hoqën ujin, a është mbushur prapë.
Gjashtë vjet këtë punë kemi pasur ne. Që se ka rënë tërmeti e deri tashti ne vetëm plehra kemi pasur këtu.
Mbeturinat, u hoqën, u pastruan, tashti filluan, ja, kanë dalë prapë nga uji. Urdhëro. Të vish në darkë, mbas orës 9, këtu e ke plot. Do goca të reja, do nuse të reja, do çupa, lloji-lloji moshash njerëzish. Mbushet plot.
Fëmijët s'i nxjerrin fare njerëzit këtu. Asnjë, s'dalin fëmijët jashtë këtu te neve. Asnjëherë.
Problem është dhe kemi frikë. Në darkë kemi frikë. Mbyllemi që në orën 8, e mbyllim derën se kemi frikë. Unë jam këtu te kati i parë, kam frikë me zonjë. Hidhet tjetri që andej të hyjë brenda.
Shqetësuese shumë. As s'kanë marrë masa, as bashkia, asnjë. As e prishin, as e rregullojnë, asgjë moj zonjë, të marrin një masë se dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Po zihemi me njerëzit. Kalojnë njerëzit hedhin mbeturinat. Është bërë kosh plehrash. E pastruan tani ata, për një javë këtu e ke prapë plot. Vijnë i hedhin plehrat, mbeturinat".
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Nëntor11:27
Me kallashnikovë në duar/ Atentati në Lushnje, momenti kur autorët qëllojnë drejt automjetit të Julian Sulos
Nga mediat janë sigurar pamje nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si Juli...
AKTUALITET
26 Nëntor11:23
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, arrestohet 44-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për n...
AKTUALITET
26 Nëntor11:18
Plagosja në Durrës, i mituri në gjendje të rëndë! Si nisi sherri mes dy adoleshentëve
Detaje të reja zbardhen lidhur me plagosjen e një 15-vjeçari në Durrës.
Mësohet se konflikti mes dy adoleshentëve dyshoh...
AKTUALITET
26 Nëntor11:13
‘1 milion euro për një shkollë me klasa bosh’/ Maliqi në SPAK: E ka fituar nipi i ish-deputetit të PS
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një tjetër kallëzim penal, i 12-ti me radhë, duk...
AKTUALITET
26 Nëntor11:10
Moti i keq në Kukës/ Disa fshatra pa energji dhe rrezik për rënie gurësh në rrugët nacionale
Situata në Qarkun Kukës paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet mesatar deri në t&eu...
AKTUALITET
26 Nëntor10:53
Bozdo: Fermerët në mëshirë të fatit, mungojnë investimet nga pushteti vendor dhe lokal
Deputeti i PD, Eno Bozdo akuzoi pushtetin vendor dhe atë qendror për braktisjen e plotë të infrastrukturës kulluese, duke theksuar se...
AKTUALITET
26 Nëntor10:37
‘Shqipëria po ‘mbytet’ me kanabis’/ Antidroga italiane konfirmon shpërthimin e plantacioneve
Të dhënat e publikuara nga Raporti i Antidrogës Italiane mbi fushatën e mbikëqyrjes ajrore të Guardia di Finanza mbi territorin ...
AKTUALITET
26 Nëntor10:36
'6 vite pas tërmetit, Rama lë Spitallën bosh!' 4 mijë qytetarë ende pa strehë
Sot shënohen 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit 2019, që la pas dhjetëra viktima dhe mijëra banesa të shka...
AKTUALITET
26 Nëntor10:31
Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka paraqitet në SPAK
Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka është paraqitur sot në SPAK. Mësohe...
AKTUALITET
26 Nëntor10:24
Operacioni antidrogë në Milano/ Zbardhen emrat e 6 shqiptarëve të arrestuar
Një megaoperacion i urdhëruar nga Prokuroria e Milanos ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të gjerë ndërk...