Ngjarja në Fier/ Reagon policia: I riu vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Mori ish gruan dhe u largua me makinë
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht, në Fier, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe ...
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u ...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...

Deputeti i PD, Eno Bozdo akuzoi pushtetin vendor dhe atë qendror për braktisjen e plotë të infrastrukturës kulluese, duke theksuar se mijëra fermerë në Berat, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë e zona të tjera janë lënë “në mëshirë të fatit” pasi tokat, serat dhe bagëtitë u shkatërruan nga ujërat që nuk po tërhiqen prej një jave.
Sipas tij, dëmet nuk janë pasojë e reshjeve, por e mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Deklarata
Në javën e fundit, mijëra gjedhë u mbytën dhe qindra e qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë, në sera dhe fusha, u përmbytën të tëra, duke i lënë në mëshirë të fatit mijëra fermerë të Beratit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Lezhës etj, që kursimet e një vitit të tërë pune e kishin investuar në sera dhe fushat e mbjella. Fakti që edhe pas një jave, ujërat ende nuk janë tërhequr, tregon qartë se problem nuk kanë qenë reshjet, por fakti që kanalizimet kulluese nuk funksionojnë!
Balta që ka mbetur pas tërheqjes së ujërave praktikisht ka shkatërruar gjithçka, si dhe e ka bërë të pamundur vjeljen e prodhimit, sepse tashmë nuk mund të hyet më me mjete në parcela.
Në qarkun e Beratit, fermerët e Kozares dhe Tapisë në Kuçovë, Hingës, Samaticës, Goricanit, Dronovicës, Cifligut, Arrëzës, Banajt në Dimal, por edhe në fshatra të tjerë dhe bashki të tjera të Qarkut, sot gjenden në mëshirë të fatit!
Jo sepse shiu që ra ishte i papërballueshëm, por sepse pushteti vendor dhe ai qendror, e ka lënë infrastrukturën kulluese në mëshirë të fatit, pa investime, pa pastruar e pa mirëmbajtur. Këtë papërgjegjshmëri, sot e paguajnë shtrenjtë fermerët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.
Sepse nuk mjafton fakti që këta fermerë nuk marrin asgjë si mbështetje për prodhimin e tyre, por edhe kur përmbyten për faj të atyre që qeverisin, përsëri i lënë në mëshirë të fatit.
Në këtë qeverisje, fermeri shqiptar është i përbuzur, i lënë mënjanë, si qytetari më fundit dhe më i parëndësishmi. Për atë nuk kujtohet njeri, veçse kur vijnë zgjedhjet dhe i kërkojnë votën.
Në dy bashkitë ku dëmet ndaj fermerëve janë më të mëdha, atë të Dimalit dhe Kuçovës, na rezulton se prej shumë vitesh nuk investohet as edhe një lek në mirëmbajtjen, riparimin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese bujqësore. Të dy kryebashkiakët socialistë të këtyre bashkive, duke parë dëmet e shkaktuara, kanë detyrim të bëjnë publike të dhënat për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese. Sa investime kanë bërë? Cilat janë kompanitë fituese? Cila është përgjegjësia e tyre? Por nuk ka ndodhur një mirëmbajtje të tillë në terren, dhe këtu përgjegjësia bie e tëra mbi pushtetin vendor.
Ashtu siç edhe bashkia e Beratit është përgjegjëse për përmbytjen dhe dëmtimin e bizneseve dhe parkimit në qendër të qytetit, sepse projektimi dhe zgjidhja inxhinierike është bërë gabim, aty buzë lumit Osum.
Për këtë arsye i kërkoj ministrit të bujqësisë dhe pushtetarëve vendore, të përllogarisin sa më parë dëmin e shkaktuar çdo fermeri dhe çdo biznesi të qarkut Berat dhe Shqipërisë, si dhe i kërkoj në të njëjtën kohë ministrit të financave të alokojë fondin për dëmshpërblimin 100% të çdo dëmi të krijuar.
Paratë janë. Përpara dy javësh, qeveria shpërndau me akt normativ qindra milionë euro, mes tyre edhe për shpenzime administrative. Këto para janë të domosdoshme për të ndihmuar mijëra fermerë që kanë humbur kursimet e tyre, dhe gjenden tashmë në vështirësi të mëdha ekonomike. Për këtë mjafton që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse është detyrim i qeverisë t`i përgjigjet deri më një këtyre dëmeve. Mundësitë janë, mungon vetëm vullneti!
Të dhënat e publikuara nga Raporti i Antidrogës Italiane mbi fushatën e mbikëqyrjes ajrore të Guardia di Finanza mbi territorin ...
Sot shënohen 6 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit 2019, që la pas dhjetëra viktima dhe mijëra banesa të shka...
Pas marrjes i pandehur nga SPAK, për korrupsion, ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka është paraqitur sot në SPAK. Mësohe...
Një megaoperacion i urdhëruar nga Prokuroria e Milanos ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti të gjerë ndërk...
Pas publikimit nga Piranjat të tenderit të dyshimtë të kryer nga Kryetarja e Bashkisë Tropojë në kundërshtim me ligjin...
Gjatë natës qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta ...
Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e...
Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ...
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave f...
Për ata që e kanë jetuar periudhën e regjimit komunist, imazhet simbolike që mund t’u vijnë ndërmend lidhen me radh&e...