
DURRES – Një sherr i nisur në rrjetin e ndaluar social TikTok që të miturit e përdorin ilegalisht në vendin tonë, nxiti konfliktin e rëndë në ish-kënetë të Durrësit, ku mbeti i vrarë me thikë në zemër Erion Boba, 15-vjec, nxënës i vitit të parë në shkollën “Dom Nikoll Kaçori”.
Burime bëjnë me dije se mesditën e 25 nëntorit, rreth orës 14:00, Erioni, bashkë me dy shokë mbërritën me makinë në këtë kryqëzimin që shihni në pamje. Menjëherë pas tyre, mbërritën po me makinë, tre të mitur nga grupi tjetër, mes të cilëve edhe 14-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes. E çuditshme mbetet gjithashtu, se si të miturit lëvizin lirshëm me makina, kur mosha e lejuar për drejtimin e tyre, është 18 vjeç, njëra prej tyre e drejtuar nga Erjoni 15-vjeçar dhe tjetra, nga shoku i mituri i autorit.
Pasi të dyja palët zbresin nga automjetet, qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, ristela, dërrasa dhe me bishtat e çadrave. Për këtë episod të përplasjes mes grupeve, hetuesit nuk janë ende të qartë se cilët prej personazheve mbajnë sendet e forta, që u gjetën në vendngjarje të gjakosura. Ajo që dihet për hetuesit, është se gjatë sherrit, 14-vjeçari, tashmë i arrestuar, goditi 4 herë me biçak në kraharor Erionin 15-vjeçar, dy prej të cilave i prekën zemrën. Hetuesit nuk i kanë ndihmuar për të kuptuar dinamikën, as pamjet e sigurisë, pasi në zonë nuk ka të instaluara kamera, por deri më tani i kanë ndihmuar dëshmitarët okularë që kanë parë sherrin mes adoleshentëve.
14-vjeçari bashkë me dy shokët që e shoqëronin, u larguan menjëherë duke u kujdesur të marrin me vete edhe armën e krimit nga vendi i ngjarjes. Pas negociatave me familjarët, policia e Durrësit arriti ta prangosë të miturit një ditë pas vrasjes. Thika u gjet në makinë, e njëjta me të cilën erdhën në vendtakimin që u kthye në skenë krimi. Arma e ftohtë ishte e pastruar nga njollat e gjakut.
Burimet thanë se konflikti në rrjetet sociale, me sharje dhe ofendime kishte nisur mes shokut të Erion Bobës, dhe vëllait të autorit. Pra as 15-vjeçari që u vra me thikë, dhe as i mituri i dyshuar, nuk kanë qenë në konflikt me njëri-tjetrin. Dy të miturit, të cilët mësonin në shkolla të ndryshme, u bashkuan në pikën e takimit për të ndihmuar në përballjen e dhunshme që përfundoi në krim, njëri shokun, e tjetri vëllain.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Dhjetor15:17
Kursi i Euros pëson sërish rënie, prek minimum të ri historik
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Si...
NGA BEDRI BLLOSHMI
AKTUALITET
9 Dhjetor14:56
“Ç’më bëre, ushtar?! Kam një qerre me fëmijë”, si u vra Rexhep Goçi në Spaç më 1982 një ditë pas amnistisë! Fjalët e fundit para se të pushkatohej
Çfarë ndodhi realisht më 16 nëntor 1982 në burgun e Ferrit në Spaç! Rreth viteve ’70-të, në kupolë...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:45
Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi: Shkojnë në shkollë me thika, jo me libra
Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, adoleshentit që humbi jetë...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:44
Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta
Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:34
U sulmua për vdekje nga Pitbulli, nesër i jepet lamtumira e fundit 2-vjeçarit shqiptar
2-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pasi u sulmua në Zakynthos të Greqisë do të përcillet të mërkurën p&...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:24
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit
Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përleshajn. Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vje&cced...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:16
“As chat GPT nuk e gjen dot”, Zhupa akuza qeverisë: Kujtoheni për diasporën, vetëm kur ka zgjedhje!
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën....
Nga Petrit Vasili
AKTUALITET
9 Dhjetor14:14
Avokat i Popullit, tash e mbrapa Avokati i Ramës!
Rrëmbimi më i fundit i Ramës është institucioni i Avokatit të Popullit.
Me një proces talebanesk, të zvarritur, t&eum...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:11
Plazhet e Divjakës kthehen në landfill, tonelatat me mbetje s’i pastron bashkia
Brigjet e Adriatikut janë kthyer në landfill për mbetje të shumta të cilat derdhen nga lumenjtë të cilët kalojnë ...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:47
Vrasja e Mondi Mëhallës! Jep dëshminë ish-ortaku i arrestuar: E lamë të takohemi te karburanti, më tha OK
Një pjesë e dëshmisë së një prej të arrestuarve për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla, ish-ortaku Xhino Ago...