Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
AKTUALITET

Dhunohet me sende të forta në lokalin e tij Armand Aliaj, ish-drejtuesi i zjarrfikëses Mallakastër

P
Piranjat13 October 2026, 12:18 · 1 min lexim
Dhunohet me sende të forta në lokalin e tij Armand Aliaj,

Një ngjarje dhune ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ballsh, ku Armand Aliaj, ish-drejtuesi i repartit zjarrfikës në Mallakastër, është dhunuar me sende të forta në lokalin e tij.

Sipas informacioneve paraprake, ndaj Aliajt kanë ushtruar dhunë fizike dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se Aliaj ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ka pasur nevojë për qepje të plagës. Më pas, ai është transportuar drejt Spitalit të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.

Për ngjarjen është njoftuar Komisariati i Policisë Mallakastër, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Ende nuk dihen motivet e dhunës dhe rrethanat e sulmit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.