Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore
Ndërsa qeveria premton dyfishimin e pagesës për praktikantët në vitin 2027, realiteti që vjen nga studentët që po zhvillojnë praktikën gjatë vitit 2026 duket krejt ndryshe.
Në redaksinë tonë Piranjat news ka mbërritur një denoncim nga një praktikant, i cili shprehet e prej tre muajsh zhvillon praktikën pranë institucioneve shtetërore, por nuk ka marrë asnjë pagesë për ushqimin.
Sipas denoncuesit, kjo pagesë duhet të përfitohet çdo muaj, por deri më tani praktikantët nuk kanë marrë asnjë lekë.

Ai pretendon se për këtë problem i është drejtuar edhe deputetes Antoneta Dhima, duke kërkuar një sqarim, por komunikimi nuk ka vijuar pasi, kjo e fundit i ka bllokuar në rrjetet sociale, (Facebook).
Ndërkohë, praktikantët presin një përgjigje nga institucionet përgjegjëse për vonesën e pagesave, ndryshe nga sa shprehet edhe tek thirrja e mëposhtme, siç u është premtuar nga organet përkatëse.
Burime pranë Piranjat news konfirmojnë se rasti është i përsëritur, ashtu si edhe 1 vit më parë./Piranjat news

Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve

Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore

FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri

EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Çfarë po ndodh në Fier? Një tjetër person filmohet me thikë në hyrje të pedonales





