Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali
AKTUALITET

Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore

P
Piranjat24 November 2026, 21:21 · 2 min lexim
Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët:

Banorët e lagjes "Bashkaj" në fshatin Dojan, Tropojë kanë denocuar gjendjen e rëndë të rrugës që lidh shkollën “Jaho Salihi” me lagjen e tyre. Bëhet fjalë për një segment prej rreth 600 metrash, i cili prej vitesh ndodhet në gjendje tepër të amortizuar, i mbushur me gropa dhe pothuajse i pakalueshëm, sidomos gjatë ditëve me shi.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të vazhdueshme pranë institucioneve përgjegjëse dhe kërkesave për ndërhyrje, deri më sot nuk është gjetur një zgjidhje konkrete.

Ata bëjnë me dije se edhe pranë kryebashkiakut Rexh Byberi kanë kërkuar zgjidhje, por ndërhyrja e vetme ka qenë hedhja e një sasie të vogël zalli, pa e zgjidhur problemin. Situata është veçanërisht shqetësuese për të moshuarit që jetojnë në këtë zonë, të cilët e kanë të vështirë të lëvizin dhe të marrin shërbimet e nevojshme.

Për shkak të gjendjes së rrugës, edhe taksitë dhe mjetet e tjera hasin vështirësi në qarkullim, shprehen qytetarët për Piranjat news.

Një problem edhe më serioz paraqitet në rastet e urgjencave shëndetësore, pasi edhe ambulanca mund të ketë vështirësi për të mbërritur në banesat e banorëve.

Banorët e Dojanit, në Tropojë, i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë dhe të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e këtij aksi rrugor./piranjat news 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.