Kush është Ron Yeffet, që kontrollon furnizimet ushtarake? Profil i një biznesmeni të dyshimtë
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Është zbardhur dëshmia e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një kalimtar të rastit, paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit.
Ndoj është shprehur i penduar, duke theksuar se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.
Ashtu siç u bë me dije edhe më herët, shkak i konfliktit ka qenë tentimi i 56-vjeçarit për t’u ribashkur me familjen pas 6 vitesh të ndarë, gjë që është kundështuar nga e bija, Xhesika Ndoj.
Sipas dëshmisë, Ndoj ka shkuar të puna e vajzës së tij për të biseduar, por situata ka përshkallëzuar kur është përballuar me reagimine ashpër të vajzës së tij.
Megjithatë, 56-vjeçari shprehet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mban mend me detaje se çfarë ndodhi në ato momente.
Gjatë dëshmisë, ai shpreh keqardhje dhe pendesë për ngjarjen dhe u kërkon falje vajzës dhe djalit, të cilin sipas tij, as nuk e njihte.
“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu. Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”, ka dëshmuar 56-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr.12 të qytetit, ndërsa shkak është bërë refuzimi i vajzës Xhesika Ndoj për t’u mos u bashkuar me të atin.
Prindërit e vajzës ishin divorcuar 6 vite më parë për shkak të dhunës në familje dhe 56-vjeçari ishte larguar në Itali.
Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.
Mirëpo, së fundmi ai ishte rikthyer për t’u ribashkuar me familjen, gjë që është kundërshtuar nga e reja.
Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të shkonte te puna e vajzës, me të cilën është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me thikë.
Ndërkohë një kalimtar, shtetasi Onard Memlika, ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen, por ka përfunduar i plagosur.
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vlerëson pozitivisht projektvendimin për indeksimin e pagave të administratës t&eu...
Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, mi...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtar të Përkujtimit të Holo...
Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit t&eu...
Ndërhyrje në rrugë që janë bërë të shpeshta kohët e fundit, në Durrës po rëndojnë trafikun. p...
Personi që shihni në foto është Halil Hysaj, 31-vjeçari që u arrestua me armë në Rinas. Halili tentonte të kalo...
Historia e Hatlije Tafajt është një nga dëshmitë më të errëta dhe tronditëse të terrorit shtetëror n&eu...
Një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll tekn...
Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është shënuar natën e kaluar në aksin rrugor Shijak – K...
Të mërkurën në orën 10:00 është paralajmëruar protestës përpara Kryesisë së Kuvendit. Njoftimi &eum...