Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë Ukraina godet rafineritë ruse, Putin: Masat hakmarrëse janë të pashmangshme Kukësi zgjohet nën mjegull, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë, pritet rënie e çmimeve
AKTUALITET

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Nis tubimi i Studentëve përpara Ministrisë së Arsimit

P
Piranjat13 October 2026, 14:26 · 1 min lexim
“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie”/ Nis tubimi i

Protesta e thirrur nga studentët para Ministrisë së Arsimit ka nisur. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë mbajnë në duar pankarata me thirrjet “Revoltë”.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, të rinjtë kanë mbushur rrugën e Durrësit, duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

“Duam kushte, duam dije, jo pallavra qeverie” dhe “Kur zgjohet rinia, bie qeveria” janë thirrjet që shoqërojnë protestën e studentëve.

Protesta është thirrur në nivel kombëtar, me organizatorët që u kanë bërë apel studentëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe qytetarëve të tjerë t’i bashkohen tubimit.

Përmes mesazheve të tyre, studentët dhe të rinjtë shprehin pakënaqësinë ndaj situatës në arsim dhe mungesës së reagimit institucional.

Tubimi po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku më herët është konstatuar edhe prania e forcave të policisë dhe e një autoboti me ujë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.