“S’kam parë asnjë dokument!”/ Përplasje në Apel për Rubens Saraivën, avokati: I janë shkelur të gjitha të drejtat, s’më lejojnë ta takoj me përkthyes

Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Ngjarja ndodhi më 19 prill 2023, në lokalin e Nikulajt në Shëngjin. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarët e viktimës. Gjatë seancës, avokati Cakrani ngriti shqetësimin se klientit të tij nuk i është paraqitur asnjë akt procedural në një gjuhë që ai kupton, anglisht ose portugalisht. Sipas mbrojtjes, të drejtat e Saraivës janë cenuar si gjatë fazës së hetimit, ashtu edhe gjatë gjykimit në shkallën e parë.
Avokati Cakrani: Asnjë akt procedural nuk i është paraqitur të pandehurit në gjuhën që ai kupton, në anglisht apo portugalisht. Që në fazën e hetimit dhe gjatë gjykimit në shkallën e parë, i janë cenuar të gjitha të drejtat.
Rubens Saraiva: Unë nuk jam njohur me asnjë dokument.
Prokuroria: I pandehuri duhet të jetë njohur me ankimin. Avokati duhet t’ia kishte vendosur në dispozicion në gjuhën angleze dhe portugeze, që të njihet me ankimin e bërë kundër vendimit të shkallës së parë.
Prokurorja Balla: Së pari, i pandehuri duhet të njihet dhe të qartësohet me ankimin dhe më pas të diskutohen çështjet e tjera. Duhet t’i njihet ankimi.
Gjykata: A ia keni vënë në dispozicion ankimin të pandehurit? A e keni vënë në dijeni që është bërë ankim?
Avokati Cakrani: Unë nuk e kam takuar, pasi më duhet të marr përkthyes me vete, por nuk më është lejuar. Kam bërë disa herë kërkesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, por nuk kam marrë një përgjigje, sepse kam tentuar ta takoj me përkthyes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Durrësi, Maminasi dhe Shijaku pa ujë të pijshëm nesër, orari dhe zonat e prekura

Sot Protestë! Nis grumbullimi i të rinjve para Ministrisë së Arsimit, prani e shtuar e policisë. Një autobot me ujë…

Shuarja e dënimit për Sokol Hoxhën, nëna dhe motra e dy vëllezërve Banaj: Na vranë për herë të dytë, s'na thirrën as në gjyq!

Studentët thërrasin protestë kombëtare, tubimi nis përpara Ministrisë së Arsimit

Vjedhja e fundit e Check Up-it/ Bilanci i një konçesioni ku privatët fituan miliarda





