Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë Ukraina godet rafineritë ruse, Putin: Masat hakmarrëse janë të pashmangshme Kukësi zgjohet nën mjegull, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit? Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë, pritet rënie e çmimeve Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore
POLITIKE

Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin

Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku diskutimet do të përqendrohen te integrimi europian, reformat dhe forcimi i bashkëpunimit mes rajonit dhe BE-së. Takimi do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der […]

P
Piranjat25 November 2026, 08:47 · 2 min lexim
Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton

Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku diskutimet do të përqendrohen te integrimi europian, reformat dhe forcimi i bashkëpunimit mes rajonit dhe BE-së.

Takimi do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të bisedimeve do të jenë hapat që duhet të ndërmarrin vendet e rajonit për avancimin drejt anëtarësimit në BE, me theks te sundimi i ligjit, forcimi i institucioneve demokratike dhe përmbushja e reformave të kërkuara nga Brukseli.

Një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BE-ja ka vënë në dispozicion deri në 6 miliardë euro për mbështetjen ekonomike dhe zbatimin e reformave në vendet e rajonit.

Samiti do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e Serbisë. Presidenti në detyrë i vendit dhe kryetari i Kuvendit, Aleksandar Čupić, ka bërë të ditur se nuk do të udhëtojë drejt Brukselit. Si arsye për mungesën e tij ka përmendur angazhimet parlamentare dhe kohën e pamjaftueshme për përgatitjen e takimit.

Mosprania e përfaqësuesit serb është konfirmuar edhe nga Komisioni Europian.

Përveç procesit të zgjerimit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe siguria, marrëdhëniet mes vendeve fqinje dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e politik mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.